Gazetari rus i vdekur në Ukrainë

Media
Bota

Ukrainë, vritet në banesën e tij gazetari rus, njihej si kritik i Vladimir Putin

29 Maj 2018, 21:25| Përditesimi: 29 Maj 2018, 22:49

  • Share

Një gazetar është plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë teksa transportohej në spital raportojnë mediat ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Sipas komunikatës së policisë vendase, gazetari Arkadiy Babchenko, 41-vjeç, një shtetas rus, është qëlluar me armë zjarri në banesën e tij.

Ai u gjet nga bashkëshortja në gjendje kritike për jetën. Edhe pse u tentua t'i jepet ndihma e parë, sipas mediave ukrainase ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital, për shkak të plagëve të marra. 

Ndërkohë, gazetari  41-vjeçar njihet si kritik i ashpër i presidentit Putin të cilat ku autoritetet ruse e kanë cilësuar shpesh si armik të shtetit që tre vite më parë i mori me luftë Ukrainës rajonin e Krimesë.

Babchenko ishte një legjendë e gazetarisë në këtë pjesë të botës. Një ish-ushtar rus i cili luftoi në Çeçeni dhe shkroi një kujtim të kohës, ai u bë një kritik i ashpër ndaj veprimeve ushtarake të Kremlinit në Ukrainë, duke e fituar atë nga mediat shtetërore ruse, të cilat e quajtën atë armik të shtetit.

                    Christopher Miller, Gazetar 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?