Një ligj i nënshkruar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkaktuar protesta në vendin që ndodhet në luftë.
Pas miratimit të projektligjit që synon organet antikorrupsion, qindra njerëz u mblodhën në Kiev në protestën më të madhe antiqeveritare që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt të vitit 2022. Demonstrata u zhvilluan edhe në qytetet Lviv, Dnipro dhe Odesa, të prekura shumë nga sulmet ruse.
Kritikët thonë se ligji minon autoritetin e Byrosë Kombëtare Kundër Korrupsionit (Nabu) dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit (Sapo), duke i vendosur ato nën kontrollin e prokurorit të përgjithshëm. Sipas Zelenskyt, të dy agjencitë do të funksiononin, por duhej të pastroheshin nga “ndikimi rus”.
Në fjalimin e tij gjatë natës, Zelensky kritikoi efikasitetin e infrastrukturës antikorrupsion të Ukrainës, duke thënë se çështjet kishin qenë "të lëna në gjumë".
“Nuk ka asnjë shpjegim racional pse procedurat penale me vlerë miliarda dollarë kanë qenë ‘të pezulluara’ për vite me radhë”, tha ai, duke shtuar se prokurori i përgjithshëm do të sigurojë "pashmangshmërinë e ndëshkimit" për ata që shkelën ligjin.
Por për kritikët e legjislacionit, kjo është në kundërshtim me më shumë se një dekadë përpjekjesh pro-demokraci dhe anti-korrupsion.
Sistemi i pavarur ukrainas kundër korrupsionit u krijua me këmbënguljen dhe nën mbikëqyrjen e tyre 10 vjet më parë.
Komente
