Lufta/ Zelensky viziton Donbass! Sulm me dron në rajonin Kursk të Rusisë! Hungaria bllokon 18 miliardë kredi të BE-së për Kievin

6 Dhjetor 2022, 07:53| Përditesimi: 6 Dhjetor 2022, 23:03

  • Share

Dy dronë ukrainas kanë goditur bazat ajrore në territorin rus, në rajonin e Kurskut. Kështu pretendon Moska ndërsa përgjigja nga forcat ruse nuk vonoi. Disa raketa u hodhën drejt Ukrainës, disa prej të cilave sipas presidentit Zelensky u kapën nga forcat mbrojtjëse të Kievit. Një raketë ra në Moldavi, jo shumë larg kufirit me Ukrainën. Ndërkohë situata në shumë qytete të Ukrainës të mbetura pa energji elektrike dhe pa ujë është dramatike.

Një rezervuar nafte në zonën e qytetit rus të aeroportit Kursk ka marrë flakë pas një sulmi me dron, ka shkruar në Telegram guvernatori i rajonit, Roman Starovoit.  Ai ka raportuar se nuk ka viktima dhe se të gjitha shërbimet speciale ndodhen në vendngjarje. Rusia gjatë natës ka sulmuar rrethet e periferisë së qytetit të Zaporizhzhia, deklaroi guvernatori Oleksandr Starukh të cituar nga Kyiv Independent. Bombardimet kanë dëmtuar infrastrukturën dhe ndërtesat e banimit, por nuk raportohet për viktima.

Presidenti rus Vladimir Putin ka vizituar urën të Krimesë që u dëmtua nga një sulm me bombë në 8 tetor. Imazhet e televizionit shtetëror rus treguan Putinin duke udhëtuar me makinën e tij personale tipit Mercedes Benz nëpër urën e rindërtuar gjatë një vizite të hënën pasdite. Ai foli gjithashtu me punëtorët dhe diskutoi riparimet e urës, së bashku me një zyrtar të lartë qeveritar i cili është përgjegjës për projektin.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Rusia mund të jetë duke kërkuar një mënyrë për t'u tërhequr nga Ukraina pa negociuar një paqe të qëndrueshme, duyke shtuar se qeveria e Kievit duhet të vendosë qëllimet e ardhshme të luftës dhe kushtet me të cilat synon ta ndalojë atë.  Por ai paralajmëroi gjithashtu mundësinë që Rusia mund të kërkojë një dalje të rreme në mënyrë që të rimarrë forcën dhe të përgatitet për një sulm të ri. 

Forcat e Armatosura të Rusisë mund të nisin sot një sulm të ri masiv me raketa në të gjithë territorin e Ukrainës, deklaroi zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yuriy Ignat. Zëdhënësi iu drejtua qytetarëve të Ukrainës, duke u kërkuar atyre që të mos injorojnë alarmet ajrore.

Presidenti rus Vladimir Putin aktualisht nuk po planifikon një bisedim me presidentin francez Emmanuel Macron, pavarësisht qëllimit të deklaruar të kreut të Elysee për të mbajtur kontakte me homologun e tij rus. 

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, tha se ishte i bindur se Ukraina do të merrte më shumë tanke nga NATO, si dhe avionë luftarakë. Ai tha se nuk janë vetëm negociata politike, por edhe teknologjike dhe logjistike, i cili shtoi se ai mbetet optimist.

Që nga fillimi i luftës, Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) ka regjistruar 17,181 viktima civile në Ukrainë, duke përfshirë 6,702 të vrarë dhe 10,479 të plagosur. Shumica e viktimave civile të regjistruara janë shkaktuar nga përdorimi i armëve shpërthyese me efekte të zonës së gjerë, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë, sistemet e raketave të shumta lëshuese, raketat dhe sulmet ajrore.

Rusia mund t'i konsiderojë shpërthimet e djeshme në bazat e saj pranë Ryazan dhe Engels ndër "dështimet më të rëndësishme strategjike" në mbrojtjen e forcave të saj që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, shkruan Ministria Britanike e Mbrojtjes në inteligjencën e saj të përditëshme. Ekspertët bitanik kanë shpjeguar se Engels është baza kryesore operative e aviacionit rus me rreze të gjatë në Rusinë perëndimore dhe strehon më shumë se 30 bombardues.

VTB e cila është banka e dytë shtetërore më e madhe në Rusi, ka raportuar sulmin më të madh kibernetik në historinë e saj. Ata paralajmëruan për vështirësitë e përkohshme në akseset e qytetarëve në aplikacionin e saj celular dhe faqen e internetit, por ata kanë deklaruar se të dhënat e klientëve të tyre janë të sigurta.

Ora 20:18
SHBA: Ne nuk e kemi furnizuar Kievin me armë për të goditur Rusinë

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price gjatë në një konference për shtyp iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me pretendimet e Moskës se Kievi kishte nisur një sulm me një dron pranë aeroportit Kursk .

“Shtetet e Bashkuara nuk e kanë furnizuar Ukrainën me armë për të goditur jashtë territorit të saj, por për të mbrojtur sovranitetin e saj kundër agresionit të Rusisë”, tha Price.

Ora 15:55
BE planifikon të sanksionojë sektorin e minierave të Rusisë

1670338267_mini.PNG

Komisioni Evropian po shqyrton një ndalim të investimeve të reja në sektorin e minierave të Rusisë si pjesë e një pakete të re sanksionesh për të ndaluar aftësinë e Kremlinit për të financuar luftën e tij në Ukrainë, sipas Financial Times.

Ndalimi do të jetë pjesë e paketës së nëntë të sanksioneve të Bashkimit Evropian që zyrtarët po planifikojnë ta diskutojnë me vendet anëtare në ditët në vijim, raportojnë mediat e huaja.

Sanksionet mund të përfshijnë kontrolle të eksportit mbi teknologjitë civile të dyshuara se mbështesin fabrikat ruse të armëve, një ndalim të transaksioneve me tre banka të tjera ruse dhe sanksione të synuara kundër 180 individëve, thuhet në raport.

Zyrtarët shpresojnë të arrijnë marrëveshje mbi ndalimin deri në fund të javës së ardhshme, tha ai.

Ora 15:30
Inteligjenca ukrainase: Moska ka raketa për shumë sulme, por furnizimet janë të ulëta

1670315426_raketa.PNG

Kreu i drejtorisë së inteligjencës ukrainase, Kyrylo Budanov, tha se Rusia ka mjaft raketa për disa sulme masive ndaj Ukrainës, duke specifikuar në Telegram se "stoku i armëve me precizion të lartë në Federatën Ruse tashmë po mbaron të cilat kanë kohë që kanë arritur në Minimumi kritik.

Megjithatë, ata vendosën të shkojnë deri në fund, pra në zero, gjë që, në parim, është shumë e keqe për vetë Federatën Ruse dhe ushtria është e vetëdijshme për këtë problem", raportojnë mediat e huaja.

"Rusia vazhdon të ndërtojë raketa, por prodhimi është i vogël në krahasim me sasinë që përdorin dhe i kufizuar në vetëm disa lloje armësh me precizion të lartë", tha Budanov.

Ora 15:17
Rusia do t’i shesë karburant me çmime të ulura Pakistanit

1670336050_ls.PNG

Pakistani njoftoi të hënën se Rusia ka vendosur të eksportojë karburant të papërpunuar, naftë dhe benzinë me çmime të ulura drejt këtij vendi të Azisë Jugore.

Zëvendësministri për Karburantet, Musadik Malik, i bëri të ditura detajet gjatë një konference për shtyp në Islamabad, pasi vizitoi Moskën javën e kaluar, ku u takua me homologët rusë.

“Një delegacion ndërqeveritar i udhëhequr nga ministri rus i energjitikës do të vizitojë Pakistanin muajin e ardhshëm dhe do të përcaktojmë detajet për të cilat ju informova, në mënyrë që të nënshkruajmë një marrëveshje për të blerë karburant të papërpunuar, naftë dhe benzinë me çmime të ulura”, tha zoti Malik.

Ai nuk bëri të ditura detaje të mëtejshme, si p.sh. për llojin e uljes në çmim që do të ofrojë Moska, apo se kur mund të fillojë Islamabadi të importojë produkte hidrokarbure nga Rusia.

“Ulja do të jetë njësoj si uljet që u ofrohen vendeve të tjera në botë”, tha zoti Malik.

Ai tha se bisedimet “kishin rezultuar më produktive se ç’pritej” dhe se u nxitën nga “interesi kombëtar” i Pakistanit, që e detyron qeverinë të mbushë boshllëkun e krijuar nga mungesa e furnizimit me energji, në të gjitha mënyrat e mundshme.

Zoti Malik tha se Pakistani është gjithashtu i interesuar për të blerë gazin e lëngshëm natyror (LNG), por se rezervat e kompanive shtetërore ruse janë të pakta në këtë moment.

“Rusia po ngre njësi të reja prodhimi dhe e ka ftuar Pakistanin të fillojë bisedime për kontrata afatgjata për blerjen e gazit të lëngshëm natyror”, tha ai. Zoti Malik shtoi se zyrtarët rusë gjithashtu mundësuan bisedime për delegacionin që ai kryesoi, me kompani private në Moskë që eksportojnë gaz të lëngshëm natyror.

Nuk pati menjëherë komente nga Moska për marrëveshje të mundshme energjie me Pakistanin.

Pakistanin ka hasur në vështirësi për sigurimin e furnizimit me gaz të lëngshëm natyror, ndërkohë që rezervat e tij natyrore janë zvogëluar me deri 10% në vit. Rezervat gjithashtu të paqëndrueshme në monedha të huaja e kanë kufizuar mundësinë e vendit për të blerë burime energjie nga jashtë.

Ndërkohë, zoti Malik tha se vendi fqinj, Irani, ka vendosur të dhurojë rreth 1 milion kilogramë gaz të lëngshëm karburanti, në formën e një “ndihme humanitare” për Pakistanin gjatë dimrit. “Do të mbërrijë në vend gjatë 10 ditëve të ardhshme”, tha ai./VOA

Ora 14:25
Kryebashkiaku prorus i Donetskut: 6 civilë janë vrarë nga bombardimet 

1670332881_alexei.PNG

Të paktën 6 civilë kanë humbur jetën nga bombardimet në qendër të qytetit Donetsk deklaroi Alexey Kulemzin, kryebashkiak i qytetit i emëruar nga autoritetet ruse. 

“Sipas të dhënave paraprake, gjashtë civilë u vranë sot në bombardimin në Donetsk”, tha Kulemzin.

Ai gjithashtu tha se “numri i të plagosurve po vlerësohet”, raportojnë mediat e huaja.

Republika Popullore e Donetskut (DPR) njoftoi mëngjesin e sotëm se trupat ukrainase bombarduan qendrën e Donetskut, duke plagosur 4 civilë.

Ora 13:57
Rusia kërkon arrestimin e zëvendëskryeministres ukrainase

1670331195_uhewr.PNG

Shërbimet ruse të sigurisë i kanë kërkuar gjykatës Lefortovo në Moskë që të urdhërojë arrestimin në mungesë të ministres ukrainase të riintegrimit territorial të territoreve të pushtuara përkohësisht, Irina Vereshchuk, zëvendëskryeministren dhe zëvendësministren e Jashtme ukrainase Emine Dzhaparova.

Kështu ka deklaruar zyra e shtypit të gjykatës, të marrë nga Tass, sipas të cilit dy zyrtarët e lartë akuzoheshin për shkelje të integritetit territorial rus, raportojnë mediat e huaja.

Ora 13:28
Hungaria ngrin 18 miliardë euro kredi të BE-së për Ukrainën

1670317767_khsa.PNG

Hungaria ka bllokuar, duke vënë veton, një nga tre masat legjislative të nevojshme që BE-ja të japë 18 miliardë euro ndihmë për Ukrainën në luftën kundër Rusisë në vitin 2023, raportojnë mediat e huaja.

Budapesti deklaroi kundërshtimin e tij, gjatë Ecofin që po zhvillohej në Bruksel, ndaj një ndryshimi të rregullores për MFF 2021-27, i cili duhet të miratohet unanimisht dhe që do të krijonte hapësirën kryesore, ose diferencën, e nevojshme për Komisionin si garanci për nxjerrjen.

Budapesti, i cili ka marrë miratimin për Pnrr-në e tij, por që mund të presë një pjesë të fondeve të BE-së (7.5 miliardë) për shkak të mekanizmit të kushtëzimit për shtetin e së drejtës, ka vendosur të vërë veton ndaj tij, gjë që do ta kishte bërë edhe për marrëveshja për taksën minimale për shumëkombëshet, e cila u hoq nga tavolina nga presidenca çeke në minutën e fundit. 

Ora 13:01
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 60 të burgosur lufte

1670327874_bvurg.PNG

Ukraina dhe Rusia kanë kryer shkëmbimin e tyre të fundit të të burgosurve, mes të dyja palëve duke dorëzuar 60 ushtarë të robëruar, kanë thënë zyrtarët nga të dyja palët.

Kështu ka deklaruar faqja e internetit e gazetës Kommersant, duke cituar kreun e Republikës Popullore të vetëshpallur Donetsk. 

Ndërsa Moska deklaroi se ata kanë marrë 60 të burgosur rus nga Ukraina, por nuk specifikuan se sa ukrainas janë liruar, raportojnë mediat e huaja.

Që nga fillimi i luftës, Kievi dhe Moska kanë shkëmbyer mbi 1000 robër lufte. Dhe muajin e kaluar, më shumë se 100 gra ukrainase u liruan nga robëria ruse.

Ora 12:45
Mbërrijnë në Poloni 800 pajisje ushtarake amerikane

1670331987_tanke.PNG

800 pajisje ushtarake amerikane, duke përfshirë automjete dhe tanke, mbërritën në Poloni në fundjavë në portin e Gdynia, ku shkarkimi do të zgjasë vetëm dy ditë.

Përforcimet e para amerikane që mbërritën në Poloni të shtunën do të qëndrojnë në vend dhe në Europë për nëntë muajt e ardhshëm, raportojnë mediat e huaja.

Ndër pajisjet që janë dërguar janë tanket M1 Abrams. Pas shkarkimit, pajisjet e reja do të transportohen në magazinën e portit të Gdynia, gjatë dy javëve të ardhshme do të dërgohen me trena dhe kamionë në bazat ushtarake të vendosura në vende të ndryshme të Polonisë.

Në janar, një tjetër anije me 2000 pajisje të Divizionit të Parë të Këmbësorisë do të mbërrijë në Gdynia nga Shtetet e Bashkuara. Një pjesë do të dërgohet në lindje të vendit, ku ushtarët amerikanë do të stërviten me ushtrinë polake.

Pasi Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt, NATO dërgoi forca dhe mjete shtesë në krahun lindor të Aleancës, duke përfshirë rreth 40,000 trupa.

Ora 12:10
Dita e Forcave të Armatosura! Zelensky viziton Donbass, fushëbetejën kryesore kundër rusëve

1669795605_volodymyrzelensky6.jpeg

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vizituar Donbass, më saktë ka shkruar në Sloviansk, i cili ndodhet rreth 40 kilometra nga Bakhmut, fushëbeteja kryesore kundër rusëve.

Këtë e ka bërë të ditur Presidenca e Ukrainës në rrjetet sociale, raportojnë mediat e huaja.

Në një video në Twitter, Zelensky shihet në hyrje të qytetit duke përshëndetur ushtrinë e vendit të tij "nga thellësia e zemrës së tij" me rastin e Ditës së Forcave të Armatosura, e cila festohet sot.

Ora 12:03
Kremlini: Nuk shohim perspektivë për negocim, do i përgjigjemi sulmeve të Ukrainës në Rusi

1670324377_krmelin.PNG

Ditën e sotme, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ata për momentin nuk shohin një perspektivë për negociata, raportojnë mediat e huaja.

"Sa i përket perspektivave për një lloj negociatash , ne nuk i shohim ato për momentin”, tha Peskov.

Pas sulmit të ri në Kursk kundër një sulmi në aeroportin rus, Kremlini ka deklaruar se Rusia do të marrë masa për të garantuar sigurinë.

“Rusia do të marrë masat e nevojshme për të garantuar sigurinë pas sulmeve të vazhdueshme terroriste në Kiev në territorin rus", deklaroi Kremlin.

Ora 11:50
Kreu i Kherson: Bombardimet ruse janë të vazhdueshme, banorët duhet të evakuohen

1670323682_pa.PNG

Trupat ruse bombardojnë masivisht rajonin Kherson, duke synuar infrastrukturën. Kjo është raportuar nga policia e rajonit Kherson siç raportojnë mediat e huaja.

“Forcat ruse po vazhdojnë të bombardojnë masivisht rajonin Kherson me artileri dhe raketa, duke synuar qëllimisht ndërtesat e larta dhe infrastrukturën në mënyrë që të shkaktojnë sa më shumë dëme dhe të shkaktojnë viktima në popullatën civile”, thuhet në raport.

Në Telegram Jaroslav Yanushevich, kreu i rajonit, ka shkruar se gjatë 24 orëve të fundit forcat ruse kanë bombarduar territorin e rajonit Kherson 17 herë. 

Forcat ruse gjithashtu bombarduan infrastrukturën civile dhe ndërtesat e banimit, e cila është e rrezikshme për autoritetet të qëndrojnë në Kherson për shkak të granatimeve të vazhdueshme nga trupat ruse, prandaj banorët e qytetit këshillohen të evakuohen.

Ora 11:42
Moska: Ne nuk do heqim dorë nga kontrolli i centralit bërthamor Zaporizhzhia

1670311839_zapo.PNG

Rusia refuzon të heqë dorë nga kontrolli i termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën jugore, i cili është më i madhi në Evropë, raportojnë mediat e huaja.

Kështu deklaroi në një konferencë për shtyp zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke thënë se është e pamundur që Rusia t'ia dorëzojë menaxhimin e uzinës palëve të treta. Gjithashtu sepse, argumentoi Zakharova, selia bërthamore në fjalë "është e vendosur në territorin rus".

Para 4 ditësh, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Marianno Grossi, gjatë një vizite në Milano i cili mori një diplomë nderi në inxhinieri bërthamore në Politeknikun italian tha se siguria e Zaporizhzhia është bërë progres i rëndësishëm.

Ora 11:16
Ukraina dërgon grurë në Etiopi, 60 anije të tjera në vendet në nevojë

 

Ukraina ka ndihmuar Etiopin me furnizime ushqimore, do dërgoj 60 anije me grurë  në vendet në nevoje

Ngarkesa e parë me grurë nga Ukraina është dërguar në Djibouti për t'u dërguar në Etiopi.Ukraina ka vendosur që të furnizoj vendet në nevojë, iniciativë e vendosur për të ndihmuar shtetet e tjera. Ngarkesa e parë e dërguar nga Ukraina ësht drejt Djiboutit, për t'u dërguar në vendin fqinj Etiopi, pasi vendi është përfshirë nga thatsira, tashmë prej shumë vitesh.

 Ambasada e Ukrainës në Etiopi konfirmoi se ngarkesa prej 25,000 tonësh në kuadrin e iniciativës "Grurë nga Ukraina" është veçmas përpjekjeve të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, që ka financuar dërgesat humanitare të grurit nga Ukraina.

Javën e ardhshme do të bëhet dërgesa e dytë me  30,000 tonë grurë, përsëri në Etiopi, ndërsa një anije e tretë është duke u ngarkuar me 25,000 tonë grurë për në Somali, thuhet në një deklaratë të ambasadës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy bëri një njoftim muajin e kaluar për nismën e ndërmarr për të ndihmua vendet në nevojë dhe ao që janë më të goditura nga kriza ushqimore. Plani i Ukrainës është të dërgoj 60 anije në Etiopi, Sudan, Sudanin e Jugut, Somali, Kongo, Kenia, Jemen dhe vende të tjera.

Miliona njerëz në Etiopi, Somali dhe Kenia po vuajnë nga uria gjatë një thatësire pas një periudhe të gjatë pa reshje, ndërsa konfliktet në Etiopi dhe Somali e kanë përkeqësuar krizën.

Ora 11:10
Sulm kibernetik në bankën shtetërore ruse, më i madhi në historinë e saj

1670321207_vtb.PNG

VTB e cila është banka e dytë shtetërore më e madhe në Rusi, ka raportuar sulmin më të madh kibernetik në historinë e saj, raportojnë mediat e huaja.

Ata paralajmëruan për vështirësitë e përkohshme në akseset e qytetarëve në aplikacionin e saj celular dhe faqen e internetit, por ata kanë deklaruar se të dhënat e klientëve të tyre janë të sigurta.

“Infrastruktura teknologjike e bankës është nën një sulm kibernetik të paprecedentë nga jashtë. Më e madhja jo vetëm këtë vit, por në të gjithë kohën që ka operuar banka”, tha VTB në një deklaratë. 

Subjektet qeveritare ruse dhe kompanitë shtetërore janë vënë shpesh në shënjestër për shkak të luftës më Ukrainë, me faqet e internetit të Kremlinit, linjën kryesore ajrore Aeroflot dhe Sberbank.

Hakerët vonuan gjithashtu fillimin e fjalimit të Presidentit Vladimir Putin në forumin kryesor ekonomik të Rusisë në fillim të këtij viti.

Ndërkohë, hakerët pro-rusë kanë marrë përgjegjësinë ose janë fajësuar për sulme në faqet e internetit dhe infrastrukturës si Lituania, Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara këtë vit.

VTB tha se shumica e sulmeve kishin ardhur nga jashtë, por se ishte veçanërisht e shqetësuar nga trafiku nga adresat IP ruse. Ai tha se do t'i dorëzonte të gjitha adresat IP ruse të identifikuara te zbatimi i ligjit.

Ora 10:45
Britania: Sulmet e Kievit ndaj bazave ruse janë një goditje për Moskën

1670320266_kjsahd.PNG

Rusia mund t'i konsiderojë shpërthimet e djeshme në bazat e saj pranë Ryazan dhe Engels ndër "dështimet më të rëndësishme strategjike" në mbrojtjen e forcave të saj që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, shkruan Ministria Britanike e Mbrojtjes në inteligjencën e saj të përditëshme, raportojnë mediat e huaja.

Raporti i publikuar në Twitter, nënvizon se dy bazat janë të vendosura "shumë më larg brenda Rusisë sesa në shpërthimet e mëparshme të ngjashme: Engels është më shumë se 600 km larg territorit të kontrolluar nga Ukraina".

Ekspertët bitanik kanë shpjeguar se Engels është baza kryesore operative e aviacionit rus me rreze të gjatë (LRA) në Rusinë perëndimore dhe strehon më shumë se 30 bombardues. Këta avionë kontribuojnë në parandalimin bërthamor të Rusisë dhe janë përdorur shpesh për të lëshuar raketa konvencionale të lundrimit në Ukrainë. 

"LRA ka mundësi të përgjigjet duke zhvendosur përkohësisht bombarduesit në baza të tjera. Zinxhiri i komandës ruse ndoshta do të përpiqet të identifikojë dhe të vendosë sanksione të rënda ndaj oficerëve rusë që mbahen përgjegjës për lejimin e incidentit", përfundoi raporti.

Ora 10:12
OKB: Më shumë se 6700 civilë të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus

1670317767_khsa.PNG

Që nga fillimi i luftës, Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) ka regjistruar 17,181 viktima civile në Ukrainë, duke përfshirë 6,702 të vrarë dhe 10,479 të plagosur, raportojnë, mediat e huaja.

Shumica e viktimave civile të regjistruara janë shkaktuar nga përdorimi i armëve shpërthyese me efekte të zonës së gjerë, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë, sistemet e raketave të shumta lëshuese, raketat dhe sulmet ajrore.

OHCHR ka theksuar se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta, pasi marrja e informacionit nga disa vende ku kanë vazhduar armiqësitë intensive është vonuar.

Ora 09:57
Ukraina: Do të marrim tanke dhe avionë luftarakë nga NATO

1670316804_mbrotjta.PNG

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, tha se ishte i bindur se Ukraina do të merrte më shumë tanke nga NATO, si dhe avionë luftarakë. 

Ai tha se nuk janë vetëm negociata politike, por edhe teknologjike dhe logjistike, i cili shtoi se ai mbetet optimist, raportojnë mediat e huaja.

"Nuk janë vetëm negociata politike, por edhe teknologjike dhe logjistike. Por unë mbetem optimist dhe besoj se në fushën e betejës do të dalin tanke nga vendet e NATO-s, jo vetëm Leopard. Jam i bindur se do të kemi tanke, madje edhe avionë luftarakë", tha Reznikov.

Ora 09:43
Kremlini: Putin nuk ka planifikuar bisedime me Macron

1670315962_putin.PNG

Presidenti rus Vladimir Putin aktualisht nuk po planifikon një bisedim me presidentin francez Emmanuel Macron, pavarësisht qëllimit të deklaruar të kreut të Elysee për të mbajtur kontakte me homologun e tij rus, raportojnë mediat e huaja.

Gjatë një konference për shtyp, asistenti i presidentit rus, Yury Ushakov, tha se nuk do të ketë bisedime me Macron, edhe pse ky i fundit ka folur shpesh herë pë bisedimet e mundshme me Putin.

“Jo tani për tani nuk do të ketë bisedime me Macron. Macron ka folur për këtë shumë herë, duke thënë se dëshiron të mbajë kontakte dhe dialog me Putinin, por asnjë hap konkret nuk është marrë kështu. larg në këtë kontekst”, tha asistenti i presidentit rus Yury Ushakov gjatë një konference për shtyp. 

Ora 09:33
Zëdhënësi i Forcave Ajrore: Rusia mund të nisë sulm të ri me raketa në territoret e Ukrainës

1670315312_raketa.PNG

Forcat e Armatosura të Rusisë mund të nisin sot një sulm të ri masiv me raketa në të gjithë territorin e Ukrainës, deklaroi zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yuriy Ignat.

 "Mund ta përsërisin sot. Së pari, sot është festë. Për më tepër, mund të vërejmë se më 10-11 tetor dhe 17-18 tetor ata sulmuan një ditë dhe pak më pak ditën tjetër, por megjithatë ata sulmuan përsëri", tha Ignat gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv. 

Zëdhënësi iu drejtua qytetarëve të Ukrainës, duke u kërkuar atyre që të mos injorojnë alarmet ajrore, raportojnë mediat e huaja.

Ora 09:25
Zyrtarët rusë u bëjnë thirrje banorëve të Khersonit: Përdorni rubla

1670333201_rubla.PNG

Zyrtarët e vendosur rusë në zonat e pushtuara të rajonit Kherson i kanë kërkuar banorëve që të përdorin rubla. Pagesat në monedhën kombëtare të Ukrainës, hryvnia, do të përfundojnë më 1 janar, njoftoi kreu i forcave pushtuese Vladimir Saldo në një video të postuar në Telegram.

Ata përmendën gjithashtu rënien masive të vlerës së hryvnia për shkak të problemeve ekonomike të Ukrainës. Kherson u rimor nga forcat ukrainase në nëntor, por trupat ruse vazhdojnë të pushtojnë pjesë të mëdha të rajonit Kherson, raportojnë mediat e huaja.

Rajonet e aneksuara të Luhanskut dhe Donetskut tashmë përdorin rublën.

Ora 09:16
Ukraina mbetet pa energji elektrike pas sulmeve ajrore ruse

Pas sulmeve ajrore ruse, të cilat kanë goditur rrjetin elektrik të Ukrainës, miliona ukrainas kanë mbetur në terr. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se nga këto sulme janë prekur shumë rajone, dhe paralajmëroi gjithashtu se rreth gjysma e Kievit do të mbetet pa energji elektrike në ditët në vijim. Ai tha se inxhinierët veçse kanë nisur punën për të riparuar linjat elektrike të goditura nga sulmet. Deri tani nuk janë raportuar viktima. Ndërsa katër persona u vranë në sulmet e së hënës.

Zëdhënësi i forcave ajrore ukrainase, Yuriy Ignat, i tha Radios Evropa e Lirë se më 5 dhjetor mbrojtja ajrore ka arritur të godasë mbi 60 nga 70 raketat e lëshuara. Ai tha se 38 raketa u lëshuan nga bombarduesit Tu-95, që gjenden të stacionuar në rajonin e Detit Kaspik dhe në rajonin jugor rus të Rostovit. Ky rajon gjendet në kufirin lindor të Ukrainës. Ndërkaq, 22 raketa të llojit Kalibr, sipas tij, u lëshuan nga anijet e flotës ruse në Detin e Zi.

Në fund të nëntorit Zelensky tha se sulmet me raketa ruse kanë dëmtuar më shumë se 50 për qind të infrastrukturës energjetike të vendit. Sulmet ajrore ruse në rrjetin elektrik të Ukrainës dhe infrastrukturën tjetër kanë lënë miliona ukrainas pa ngrohje, pa energji elektrike dhe ujë, në një kohë me temperatura jashtëzakonisht të ulëta. Marrë nga REL

Ora 09:08
Pentagoni dënon sulmet e Rusisë: Mbrojtja ajrore e Ukrainës është përparësi

1669916998_lloyd.PNG

Shefi i Pentagonit, Lloyd Austin, ka dënuar fuqishëm "sulmet brutale të Rusisë ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës" dhe rithekson angazhimin e SHBA për të mbështetur Kievin, raportojnë mediat e huaja.

Në një bisedë telefonike me Ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, Austin thekson mbrojtjen ajrore si përparësinë kryesore për përpjekjet amerikane të ndihmës.

Ora 08:58
Blinken: Rusia mund të kërkojë një paqe të rreme për t'u riarmatosur

1670228816_Capture.JPG

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Rusia mund të jetë duke kërkuar një mënyrë për t'u tërhequr nga Ukraina pa negociuar një paqe të qëndrueshme.

Duke folur në Samitin e Këshillit të CEO-ve në Uashington, të organizuar nga Wall Street Journal, kreu i diplomacisë amerikane tha se qeveria e Kievit duhet të vendosë qëllimet e ardhshme të luftës dhe kushtet me të cilat synon ta ndalojë atë, raportojnë mediat e huaja.

Por ai paralajmëroi gjithashtu mundësinë që Rusia mund të kërkojë një dalje të rreme në mënyrë që të rimarrë forcën dhe të përgatitet për një sulm të ri. 

"Një nga gjërat që mund të imagjinoni është se Rusia po kërkon një rrugëdalje. Por, nëse Rusia nuk tregon se është e interesuar për punë serioze diplomatike, ajo nuk do të shkojë askund. Ajo që ne duam të shohim është vetëm një paqe e qëndrueshme”, tha Blinken.

Ora 08:48
VIDEO/ Putin viziton urën e Krimesë, kalon me 'Mercedes' përmes saj

1670256482_flkhjvfyguurwbyvhrew.JPG

Presidenti rus Vladimir Putin ka vizituar urën të Krimesë që u dëmtua nga një sulm me bombë në 8 tetor. Imazhet e televizionit shtetëror rus treguan Putinin duke udhëtuar me makinën e tij personale tipit Mercedes Benz nëpër urën e rindërtuar gjatë një vizite të hënën pasdite.

Ai foli gjithashtu me punëtorët dhe diskutoi riparimet e urës së Kerçit, së bashku me një zyrtar të lartë qeveritar i cili është përgjegjës për projektin. Kjo ishte vizita e tij e parë në Krime që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, raportojnë mediat e huaja.

Sulmi me bombë në urë ndërpreu udhëtimin midis kontinentit të Rusisë dhe Krimesë , e cila u aneksua nga Moska në 2014. Rusia fajësoi për "aktin terrorist" inteligjencën ushtarake ukrainase dhe iu përgjigj me disa valë sulmesh në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Shërbimet e sigurisë ruse (FSB) fillimisht arrestuan tetë persona të dyshuar për përfshirje në sulmin me bombë, duke përfshirë pesë rusë dhe tre shtetas ukrainas dhe armenë. Zyrtarët ukrainas nuk e kanë marrë drejtpërdrejt përgjegjësinë, pavarësisht se publikisht bënë shaka për shpërthimin dhe talleshin me Rusinë.

VIDEO KLIKO KETU

Ora 08:37
Rusia bombardon Zaporizhzhia

1670311839_zapo.PNG

Rusia gjatë natës ka sulmuar rrethet e periferisë së qytetit të Zaporizhzhia, deklaroi guvernatori Oleksandr Starukh të cituar nga Kyiv Independent. 

Bombardimet kanë dëmtuar infrastrukturën dhe ndërtesat e banimit, por nuk raportohet për viktima, raportojnë mediat e huaja.

Një nga raketat goditi veçanërisht komunitetin Stepne.

Ora 08:15
Rusi: Sulm me dron në zonën e aeroportit Kursk

1670311058_f.PNG

Një rezervuar nafte në zonën e qytetit rus të aeroportit Kursk ka marrë flakë pas një sulmi me dron, ka shkruar në Telegram guvernatori i rajonit, Roman Starovoit. 

Ai ka raportuar se nuk ka viktima dhe se të gjitha shërbimet speciale ndodhen në vendngjarje, raportojnë mediat e huaja.

"Si rezultat i një sulmi me dron në zonën e aeroportit Kursk, një rezervuar nafte mori flakë. Nuk ka viktima. Të gjitha shërbimet speciale po veprojnë në vend", ka shkruar Starovoit.

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?