Bota

Ukrainë, sekuestrohet një anije cisternë ruse. Moska: ‘Veprimi i paligjshëm’

25 Korrik 2019, 14:33| Përditesimi: 25 Korrik 2019, 14:35

  • Share

Burime të zbulimit të Ukrainës konfirmuan se një cisternë ruse u kap sot në portin ukrainas të Izmailit për përfshirje të dyshuar në një aksident në muajin nëntor në ngushticën e Kerch, incident që u pasua me sekuestrimin e tre anijeve ukrainase nga ana e Rusisë.

Kremlini më 25 nëntor bllokoi tre anijet dhe arrestoi 24 marinarë ukrainas, në ujërat që ndajnë Krimenë nga Rusia.

Shërbimet sekrete të Ukrainës thanë se anija “Nika Spirit” u identifikua dhe u sekuestrua në portin e Izmailit.

Në muajin nëntor anija lundronte nën emrin Neyma, por sipas Kievit është e njëjta anije që kishte bllokuar kalimin e dy anijeve të Ukrainës ngushticën e Kerch.

Përgjigjja e Moskës ka qënë e menjëhershme, duke e quajtur veprimin "absolutisht të paligjshëm".

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?