Autoritetet ukrainase thanë se të paktën 31 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi “masiv” me raketa të kryer nga Rusia në Kiev dhe qytete të tjera.
Gjatë sulmeve të sotme (8 korrik) u godit edhe spitali i fëmijëve në Kiev, si dhe ndërtesa banimi.
"Spitali i Fëmijëve Okhmatdyt në Kiev u godit nga një sulm me raketa ruse. Ligjet e luftës janë shkelur shumë herë nga Rusia, por synimi i një spitali për fëmijë është përtej mizore. Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e saj kundër popullit ukrainas", shkruan Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic në aplikacionin X.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Rusia godet me 40 raketa Ukrainën, të paktën 36 të vdekur! Shkatërrohet spitali për fëmijë! Zelensky firmos me Tusk: Polonia mund të rrëzojë raketat ruse në qiellin e Kievit
S.B//ReportTv.al