Samiti i paqes për Ukrainën në Zvicër "ripohon integritetin territorial" të vendit të pushtuar, dhe tregon se "dialogu midis të gjitha palëve është i nevojshëm për t'i dhënë fund" konfliktit.
Kështu deklaroi sot presidentja zvicerane Viola Amherd, në fund të samitit të paqes për Ukrainën, e cila e cilësoi çdo kërcënim ose përdorim të armëve bërthamore si të papranueshme.
Për dy ditë me radhë më (15 -16 qershor) në Zvicër u mbajt Samitit i paqes për Ukrainën, ku u diskutua për të ardhmen e Ukrainës.
Pas samitit, në një deklaratë përfundimtare, 80 nga 93 pjesëmarrësit u shprehën, që "integriteti territorial" i vendit të sulmuar nga Rusia të jetë baza e një marrëveshjeje të paqes.
Iraku dhe Jordania tërhoqën nënshkrimet e tyre nga komunikata e përbashkët e lëshuar pas samitit të Ukrainës të organizuar nga Zvicra, duke ulur numrin e atyre që mbështetën dokumentin në 77 nga 91 pjesëmarrës, sipas raporteve.
Kështu, numri i vendeve që morën pjesë në konferencë, por nuk e nënshkruan komunikatën, u rrit nga 12 në 14. Përveç Irakut dhe Jordanisë, Brazili, India, Afrika e Jugut, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Armenia, Bahreini, Indonezia , Libia, Meksika dhe Tajlanda nuk e kanë nënshkruar dokumentin.