Kronikë

UKT dëmton fiderin, mbeten pa energji elektrike disa zona në Tiranë

24 Korrik 2019, 11:55| Përditesimi: 24 Korrik 2019, 12:12

  • Share

TIRANE - Punimet e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë në rrugë kanë dëmtuar një fider duke lënë pa energji elektrike disa kabina në kryeqytet. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, njofton se "për shkak të punimeve të Ujësjellësit, është dëmtuar fideri C2 i Nst Traktora.

Për pasojë ka mbetur pa energji rruga “Qemal Stafa”, zona mbi  Shkollën e Kuqe si dhe zona tek  kryqëzimi i rrugës “Kujtim Laro” me rrugën “Qemal Stafa”.

"Grupi i avarisë së OSHEE është në terren dhe po punon për eliminimin e defektit ndërkohë po bëhen manovrimet për furnizimin e kabinave përmes fiderave të tjerë", - thuhet në një njoftim të OSHEE.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?