Janë kryer 140 testime në vend, nga të cilat 9 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit, kjo një shifër e ulët në raport me një ditë më parë ku pati 22 raste të reja. Ndërsa është shënuar dhe një humbje jete. Një 87-vjeçar nga Tirana nuk arriti të fitonte betejën me COVID.
Rastet e reja raporohen në këto bashki: 4 në Gjirokastër, 3 në Mallakastër, nga 1 qytetarë në Vorë, Përmet.
Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Janë 339 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.
Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,428 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (10 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 140
Testime totale 1,986,857
Raste pozitive 331,357
Raste të shëruara 327,428
Raste Aktive 339
Humbje jete 3,590
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 207
Elbasan 33
Fier 24
Vlorë 20
Gjirokastër 16
Shkodër 11
Lezhë 11
Durrës 5
Dibër 5
Korçë 2
Berat 3
Kukës 2
Komente
