Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve

5 Mars 2020, 08:35| Përditesimi: 5 Mars 2020, 08:45

  • Share

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për Banesat shënoi rënie gjatë tre mujorit të katërt të vitit 2019. Sipas publikimit të INSTAT, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e katërt 2019 arriti 104,1, duke shënuar ulje me 0,1 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2018.

Për të hartuar këtë indeks, INSTAT shikon se si kanë ndryshuar kostot për gjashtë grupe kryesore sipas pesha përkatëse. Grupi i parë me peshën më të lartë është grupi i shpenzimeve materiale. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, indeksi i grupit “Shpenzime materiale” dhe “Kosto të tjera” pësuan rënie me 0,9 % secili.

Ndërsa rritje kanë shënuar grupet “Shpenzime makinerie” me 0,8 %, “Shpenzime për paga” me 0,5 %, pasuar nga grupi “Shpenzime transporti” me 0,3 %.

Në tremujorin e katërt 2019 ndryshimi tremujor i indeksit të kushtimit në ndërtim (krahasuar me një tremujor më parë) shënoi rritje me 0,4 %.

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019, rritje kanë shënuar grupet “Shpenzime transporti” me 1,6 %, “Shpenzime makinerie” me 0,9 %, “Shpenzime për paga” me 0,4 % dhe “Kosto të tjera” me 0,1 %. Grupi “Shpenzime materiale” nuk ka pësuar ndryshime.

Ndonëse kostot e ndërtimit ulen, çmimet po rriten

Ndonëse të dhënat e INSTAT tregojnë se tashmë kostot për ndërtimin e banesave kanë shënuar rënie, me çmimet po ndodh e kundërta.

Çmimet e apartamenteve kanë shënuar një rritje të fortë gjatë vitit të fundit, sipas deklarimeve të agjentëve të pasurive të paluajtshme, që varion nga 10% në 30% (për zonën e unazës).

Mesatarisht, nëse do të blesh sot një hyrje, duhet të paguash 100-150 euro më shumë për metër katror, sesa pak kohë më parë, madje në disa zona rritja është dhe më e fortë në 300-600 euro më shumë.

Dy janë arsyet e kësaj tendence, sipas operatorëve, së pari rritja e taksave dhe së dyti qarkullimi i parave informale dhe pastrimi i tyre përmes ndërtimit.

Bizneset po reflektojnë në çmime taksën e strehimit social prej 3% si dhe sigurimi i detyrueshëm i pallateve deri në 10 vjet nga ana e ndërtuesve. Nga ana tjetër, ndonëse oferta për apartamente po rritet për shkak të shtimit të lejeve, kjo nuk po reflektohet në çmime, pasi sipas agjentëve imobiliarë kërkesa mbetet e lartë si rrjedhojë e pastrimit të parave në real estate. 

Përllogaritja e INSTAT

Taksat nuk janë të përfshira në këtë indeks.

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim (për Banesa) (IKN) mat ecurinë e çmimeve të materialeve të ndërtimit, të fuqisë punëtore dhe të shpenzimeve të tjera kapitale që përdoren në ndërtimin e një banese tip (8 – 10 kate).

Peshat e këtyre materialeve janë llogaritur duke u bazuar në preventivat e shpenzimeve për ndërtimin e një banese shumëkatëshe marrë nga firmat e ndërtimit.

Zgjedhja e ndërmarrjeve është bërë në bazë të volumit të ndërtimit që ato realizojnë gjatë një periudhe një vjeçare. Shpenzimet janë klasifikuar në përputhje me klasifikimin që përdor EUROSTAT për Indeksin e Kushtimit në Ndërtim, në gjashtë grupe kryesore si më poshtë:

Shpenzime për materiale

Shpenzime për paga

Shpenzime për makineri

Shpenzime transporti

Shpenzime për energji

Shpenzime të tjera

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lol: 05/03/2020 10:12

    Po po po

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?