TIRANË- Emigrantët sollën për të afërmit e tyre nëpërmjet kanaleve zyrtare 184 milionë euro në tremujorin e parë të vitit 2022. Megjithatë remitancat e janar, shkurt, mars 2022 janë në rënie me 38 milionë euro në raport me tre muajt e fundit të 2021, kur emigrantët dërguan në Shqipëri 222 milionë euro.
Remitancat ishin në nivel të lartë në fund të vitit të kaluar, edhe për shkak se shumica e dërgesave përqendrohet në ditët e festave, krishtlindjet dhe ndërrimi i viteve.
Ndërsa sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë dërgesat valutore të emigrantëve ishin në rritje me 15 milionë euro në raport me tremujorin e parë të 2021, kur emigrantët sollën vetëm 169 milionë euro. Në raportin e Bankës qendrore evidentohet edhe fenomeni negativ ku shumica e remitancave vjen në kanale jo zyrtare, teksa i sjellin emigrantët cash, pasi janë hequr kufizimet në kufi.
“Ka vijuar edhe për këtë tremujor, rënia e lehtë e përdorimit të kanaleve formale (sistem bankar dhe operatorë të sistemit të transferimit të parave), si pasojë e lëvizjeve të emigrantëve dhe rrjedhimisht rritjes së prurjeve në cash”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.
Dërgesat e emigrantëve janë tepër të rëndësishme në një situatë të tillë, ku çmimet e ushqimeve dhe të karburantit janë rritur ndjeshëm. Sipas një raporti të kaluar të Bankës Botërore remitancat janë jetike për mijëra familje, dhe ato vijnë kryesisht nga Greqia, Italia, Gjermania, Zvicra dhe ShBA.
Dërgesat e emigrantëve
Tetor-Dhjetor 2021 222 mln euro
Janar-Mars 2022 184 mln euro
Diferenca -38 mln euro
Dërgesat e emigrantëve
Janar-Mars 2021 169 mln euro
Janar-Mars 2022 184 mln euro
Diferenca -15 mln euro
I dini komisionet? Jane shume te larta. Fajtore eshe Banka e Shqiperise qe lejon komisione te cmendura te bankave dhe agjensive per parate qe vijne nga jashte. Ulja e komisioneve, i nxit njerezit ti sjellin parate normalisht ne kete vend
PërgjigjuPo sikur te jene parate e droges qe shitet anembane europes?
Përgjigju