Foto ilustruese

Ulen ndjeshëm rastet me koronavirus, 147 qytetarë të infektuar në 24 orë! Regjistrohen 2 viktima

4 Korrik 2022, 17:47| Përditesimi: 4 Korrik 2022, 17:52

  • Share

TIRANË- Rastet me koronavirus në 24 orët e fundit kanë pësuar një ulje të ndjeshme. Si rezultat i 442 testimeve janë regjistruar 147 qytetarë të infektuar, nga 549 një ditë më parë.

Fatkeqësisht, dy persona nuk kanë mundur t'i mbijetojnë infektimit me COVID-19, një 59-vjeçar nga Vlora dhe një 93-vjeçar nga Tirana. Një ditë më parë u shënua vetëm një viktimë.

Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Vlora 59 vjeç, një qytetar nga Tirana 93 vjeç. 

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet e reja janë identifikuar në: 61 në Tiranë, 14 në Fier, 11 në Lushnje, 10 në Durrës, 8 në Berat, nga 6 qytetarë në Vorë, Divjakë, Gramsh, 4 në Pogradec, nga 3 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Tropojë, Devoll, nga 1 qytetar në Lezhë, Vlorë, Selenicë, Kolonjë, Dimal.

Në të gjithë vendin janë 3.640 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Në spitalin COVID-3po marrin trajtim 23 pacientë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 441 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 275,693 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (4 Korrik 2022) 
Raste të reja ditore         147
Të shëruar në 24 orë      441
Të shtruar në spitale       23
Humbje jete në 24 orë     2
Testime ditore                  442

Testime totale              1,854,603
Raste pozitive              282,837
Raste të shëruara         275,693
Raste Aktive                  3,640
Humbje jete                   3,504

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            2,399
Fier                323
Durrës            192
Vlorë               178
Shkodër          107
Lezhë              101
Berat                92
Gjirokastër       91
Elbasan           83
Korçë               42
Dibër                24
Kukës               8

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Halimi: 04/07/2022 21:06

    I BEJNE VETE NUMRAT SI TE DUAN, TANI KA TURIZEM, DUHEN SHIFRA TE ULETA KUR TE MBAROJE TURIZMI IU DUHEN PARA NGA EUROPA E RRITEN SHIFRAT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?