Ulen temperaturat, në Theth nis bora! Shi në mbarë vendin! Bien gurë në rrugën Kukës-Shëmri, lëvizet me vështirësi

11 Nëntor 2023, 16:36| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 16:45

  • Share

Në Theth kanë nisur reshjet e para të dëborës, duke sjellë dhe rënien e menjëhershme të temperaturave. Ndërsa në Kukës ka vështirësi në qarkullim për shkak të rrëshqitjes së gurëve në rrugët malore.

Rënia e menjehershme e temperaturave është shoqëruar me reshje dëbore në veri të vendit. Këto pamje na vijnë nga zona turistike e Thethit, ku po punohet për të mbajtur të hapur rrugën nga Boga deri në Theth.

Ndërsa në Kukës, fundjava ka sjellë reshje të dendura shiu shoqëruar me erë.

Rruga nacionale Kukës-Shëmri paraqet rrezikshmëri të lartë për shkak të terrenit malor, prezencës së ujit në kthesa dhe rënies së gurëve.

“Kam 20 vite që punoj në linjën e transportit Kukës-Pukë. Është rruga më e vështirë në Shqipëri, ndaj duhet ecur me kujdes. Sot kanë rënë gurë, por firma mirëmbajtëse po punon për pastrimin e tyre”, tha një shofer.

Shtyllat e telat elektrike janë demtuar per pasoje jane pa energji një sërë fshatrash në Kukës, Has e Tropojë.

Lundrimi detar për anijet vogla dhe ato të peshkimit vijon të jetë i pezulluar në Shëngjin deri të dielen per shkak te detit te trazuar e me dallge.

Ndërkohë reshjet e shiut kanë rritur nivelin e prurjeve në lumenj Drin, Gjader dhe Mat, por aktualisht nuk përbëjnë rrezik për dalje nga shtrati.

Reshjet e shumta të shiut kan sjellë rrëshqitje të gurëve në segmentin Qafa e Buallit-Shupenzë, pjesë e Rrugës së Arbrit. Qarkullimi është i hapur, por u kërkohet drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes!

Ora 12:10
VIDEO/ Reshjet e para të dëborës në Shkodër! Zbardhet Thethi dhe Boga

Reshjet e para të borës në Shkodër kanë nisur.

Paraditen e kësaj të shtune, aksi rrugor Bogë-Theth është "veshur' nga dëbora që nisi prej orëve të para të mëngjesit. 

Mësohet se për shkak të fillimit të reshjeve të dëborës, firma kontraktuese në terren në Qafë Thorë për mirëmbajtjen e rrugës janë vënë në dispozicion për pastrimin e aksit. 

Ndërsa burimet për Report Tv bëjnë me dije se rruga është e kalueshme pa probleme.

 

Ora 11:59
Probleme nga moti i keq në Lezhë, lundrimi detar vijon të jetë i pezulluar, stuhia dëmton dhe linjat elektrike

Moti i keq me stuhi shiu, vijon të jetë prezent në Qarkun e Lezhës, ku nuk mungojnë as problematikat.

Prej mëngjesit të së premtes, lundrimi detar për anijet vogla dhe ata të peshkimit vijon të jetë i bllokuar, përshkak të detit të trazuar.

Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri ditën e dielë, kur dhe është parashikuar që të ketë përmirësim të kushteve atmosferike.

Sipas të dhënave zyrtare, forca e detit ka rritur 6 deri në 7 ballë, ndërsa lartësia e dallgëve shkon deri në 2.5 metra.

Ndërkohë reshjet e shiut të cilat kanë rinisur që prej mëngjesit të së premtes, kanë rritur nivelin e prurjeve në lumenj Drin, Gjader dhe Mat, por aktualisht nuk përbëjnë rrezik për dalje nga shtrati.

Nga moti i keq ka patur dhe probkeme me furnizmin me energji elektrike pershkak të demtimit të linjave, por fale gadishmerise së Operatoit të Shpërndarjes së Energjise Elektrike defektet jane riparuar brenda nje kohe te shpejtë.

Referuar parashikimeve atmosferike moti i keq me reshje shiu pritet të shoqëroje Qarkun e Lezhës deri ditën e dielë, ndaj dhe strukturat e Mbrojtjes Civile në të tre Bashkitë e këtij qarku, Lezhë, Kurbin dhe Mirditë janë vënë në gadishmëri të plotë për ti paraprire çdo situate që mund të krijohet.

Ora 11:27
VIDEO/ Rrëshqitje gurësh në segmentin e rrugës Arbrit, Qafa e Buallit - Shupenz

Reshjet e shumta të shiut kanë sjell problematika në rrugët nacionale dhe rurale.

Segmenti i rrugës Arbrit qafa e Buallit - Shupenz shpesh here ka rrëshqitje gurësh në trupin e rrugës, duke mbushur dhe kanalin anësor, ku për pasojë devijohen dhe ujërat kulluese në trupin e rrugës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?