Ulen urgjencat pediatrike, grupmosha më e prekur nga 1 deri në 4 vjeç

30 Janar 2021, 15:59| Përditesimi: 30 Janar 2021, 16:30

  • Share

Nëse një vit më parë jashtë urgjencës pediatrike krijoheshin radhë të gjata prindërish me fëmijë në krahë, ndryshe paraqitet situata sot. Mjeku pediatër, Albert Lama tregon se ketë vit numri i urgjencave është nën mesatare.

Urgjencat pediatrike varjojnë nga viti në vit dhe kjo ndryshon në varësi të infeksioneve virale, bakteriale etj. Kemi një situatë shumë normale, nuk jemi në një situatë epidemiologjike që të kemi numër mbi mesataren, përkundrazi numri është nën mesataren e pritshme në raport me demografinë,  me numrin e popullatës në Tiranë”-u shpreh mjeku pediatër.

Ndër simptomat që shfaqin më së shumti fëmijët janë temperatura dhe të vjellat.

Më tepër predominojnë infeksionet respiratore ose dmth infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes ose edhe më tej pneumoni, bronkopneumoni. Krahas tyre ka dhe infeksione të rrugëve të tretjes, gastrointeritet”-tha Albert Lama.

Grupmosha më e prekur këtë sezon është deri në 4 vjeç.

Gjithmonë është deri në 4 vjeç mosha nga 1 muajsh le të themi deri në 4 vjeç por më tepër mbi 1 vjeç deri në 4 vjeç”-tregoi mjeku pediatër.

Mjeku këshillon që dhomat ku qëndrojnë fëmijët të ajrosen dhe të kenë temperaturë normale. Po ashtu rekomandon shmangien e ushqimeve të konservuara dhe përdorimin e frutave dhe perimeve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?