Foto ilustruese

Bie çmimi i gazit në Evropë, nivel rekord që prej vitit 2021

17 Shkurt 2023, 15:57| Përditesimi: 17 Shkurt 2023, 16:02

  • Share

Çmimi i gazit natyror në Evropë të premten u ul nën 50 euro për herë të parë që prej vitit 2021. Kjo për shkak se dimri i butë ka frenuar kërkesën për ngrohje.

Çmimi i gazit standard holandez TTF tani është pothuajse shtatë herë më i ulët se niveli rekord i arritur pasi prodhuesi kryesor i gazit, Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë pothuajse një vit më parë.

"Çmimet evropiane të gazit kanë rënë me 50 për qind që nga nëntori falë motit jashtëzakonisht të ngrohtë dhe konkurrencës së heshtur me Kinën kur strategjia e saj zero-Covid ishte ende në fuqi," vuri në dukje analisti ekonomik Edoardo Campanella.

Kina hoqi kufizimet e saj pandemike në dhjetor, por kjo ende nuk ka rritur kërkesat e saj për gaz.

Pas pushtimit të Ukrainës nga Moska një vit më parë, vendet perëndimore janë detyruar të furnizohen me gaz nga Norvegjin që është bërë furnizuesi kryesor i Evropës.

Konflikti i Ukrainës shkaktoi gjithashtu trazira ekonomike globale pasi pushtimi solli rritje në faturat e energjisë dhe rritje të inflacionit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?