Ulet çmimi në bursë, karburanti në Tiranë bie me 10-20 lekë/litri

10 Mars 2022, 16:27| Përditesimi: 10 Mars 2022, 16:50

  • Share

Pas një rritje galopante të çmimit të karburantit gjatë kësaj jave, ku një litër naftë apo benzinë po blihej nga qytetarët me mbi 260 lekë, këtë të enjte në disa pika të tregtimit të karburantit në Tiranë, çmimi është ulur me 10 deri në 20 lekë për litër.

Nga një vëzhgim i Report TV çmimi i naftës ka zbritur në 235, 243 apo 245 lekë litri, dhe në të njëjtat nivele luhatet edhe çmimi i benzinës.

Kjo ulje vjen si pasojë e luhatjeve në bursë, pasi fuçia e naftës bruto sot po shitet rreth vlerës 116-117 dollar nga 130 dollar që arriti një ditë më parë, një ulje që korrespondon vetëm një ditë pas protestave për cmimin e lartë të karburantit.

Për deputetin Erion Braçe, me gjithë krizën e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, shteti mund të ndërhyjë.

“Unë mendoj, ka mekanizma qeveria për uljen e çmimit të naftës. Unë jam kundër protestës, politika fiskale nuk bëhet në rrugë. Me autoritetin e Konkurrencës unë kam ndërprerë çdo lloj marrëdhënie. Përgjegjësia është e tyre! Të rritet çmimi nga darka në mëngjes me 40 lekë dhe autoriteti i Konkurrencës të rri të bëjë sehir kjo është e papranueshme!'- tha Braçe.

Por ka edhe pika të tjera karburanti që ende nuk e kanë reflektuar uljen e çmimit, dhe vijojnë të tregtojnë naftë e benzinë mbi vlerën 260 lekë, që logjikisht, në rast se nuk ka abuzim, do të thotë se ndërmarrja në fjalë ka ende rezerva karburanti që i ka blerë me çmim të lartë në bursë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?