TIRANE- Enti Rregullator i Energjisë i dha dritën jeshile uljes së çmimit të energjisë me 1 lekë për kilovat, që në një përllogaritje vjetore, sipas qeverisë, kursehen 100 euro në vit për familje.
Aktualisht çmimi i energjisë është 9.5 lekë për kilovat, por nga 1 shkurti, të gjitha familjet që do të konsumojnë deri në 700 kilovat në muaj, do ta paguajnë energjinë me çmimin e ri, 8.5 lekë/kilovat pa TVSH (10.2 lekë më TVSH). Sipas shifrave zyrtare, janë mbi 1 milionë konsumatorë familjar që deri më sot konsumojnë më pak se 700 kilovat në muaj, të cilët do të paguajnë më pak nga muaji i ardhshëm.
Marrë shembull. Nëse deri më sot familjet që konsumonin 700 kilovat paguanin 7,980 lekë me TVSH, nga muaji i ardhshëm pagesa zbret në 7,140 lekë, ose 840 lekë më pak. Kurse pa TVSH e njëjta faturë ulet nga 6,650 lekë në 5,950 lekë, ose 700 lekë më pak.
Ndërkohë, të gjithë abonentët familjarë, që e kalojnë konsumin 700 kilovat në muaj, qoftë edhe vetëm 1 kilovat më shumë, do të vijojnë ta paguajnë energjinë me çmim të pandryshuar, 9.5 lekë për çdo kilovat, pa TVSH, saç është aktualisht.
Pra nëse një familje do të shpenzojë 750 kilovat në muaj fatura e tyre do të jetë 7,125 lekë, aq sa është edhe aktualisht, ose 8,550 lekë me TVSH.
“Konsumatorët familjarë që konsumojnë 701 kWh në muaj e më tej për gjithë sasinë e konsumuar, duke filluar nga kilovati i parë çmimi i energjisë aktive do të jetë 9.5 lekë/kWh”, u shpreh Romir Pajenga nga ERE.
Uljen e çmimit, drejtorit i ERE-s, Petrit Ahmeti e arsyetoi ndër të tjera, edhe me ndërgjegjësimin e qytetarëve, që të mirëmenaxhojnë energjinë dhe të kursejnë atë.
“Kjo ulje e çmimit ndikon edhe në përdorimin më me efiçencë të energjisë elektrike”, tha Ahmeti.
Vendimi për të ulur çmimin e energjisë u paralajmërua vitin e shkuar nga qeveria, për shkak të rritjes së arkëtimeve nga faturat si dhe prej uljeve të humbjeve në rrjet të cilat aktualisht kanë zbritur në 17.9% nga 45% që ishin në 2013-ën.
Duket qe po bie kjo qeveri , Qorri , Lapaj dhe partite e reja do te marrin 1/5 e ndenjësve ne parlament
PërgjigjuOk Po ne e shume te tjeter qe e kalojmë ne dimer 700 kv pse duhet t'a paguajne me çmimin e vjeter te Gjithë sasine Pra me diferencim Harxhimi shkon se kemi ngrohjen me kondicioner dhe ngrohja me dru e gas shkon me tepër
PërgjigjuPropagande fashiste
Përgjigju