Foto ilustruese

Ulet me 4 lekë çmimi i naftës, edhe benzina do shitet 1 lek më pak! Çmimi i gazit nuk ndryshon

26 Janar 2023, 12:51| Përditesimi: 26 Janar 2023, 14:46

  • Share

Nafta do të shitet me 206 lekë/litër, nga 210 lekë që ishte më parë. Bordi i Transparencës ka vendosur që të ulë me 1 lek/litër edhe çmimin e benzinës ndërsa gazi nuk ndryshon. Nga sot benzina do të shitet 191 lekë/litër, ndërsa gazi mbetet 69 lekë/litri.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 113 lekë/litër”, njofton Bordi i Transparencës.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Komento

Komente

  • elvis: 26/01/2023 14:10

    Sipas ndryshimit cmimi i meparshem * kursin e meparshem dhe cmim i i ri me kurs i ri, cmimi i benzines, nga 192 duhej te shkonte 189. Pse eshte ulur vetem 1 lek? Kane rritur kostot operative firmat? si keshtu nga dje sot u rriten kostot operative? Apo eshte lajthitje e bordit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?