TIRANË- Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për naftën, gazit dhe për benzinën. Në çmimet e publikuara nafta është ulur me 5 lekë dhe duke filluar nga sot do të shitet me 227 lekë për litër. Ndërsa benzina është ulur me 2 lekë dhe do të shitet me 210 lekë për litër. Sa i takon çmimit të gazit, ai mbetet i pandryshueshëm dhe do të shitet me 74 lekë për litër. Sakaq çmimi i naftës për peshkimin është vendosur 133 lek/litër
‘Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 74 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 62 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoil për peshkimin është vendosur 133 lek/litër.’- njofton bordi i Transparencës.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 11 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.