Foto ilustruese

Ulet me 7 dollarë çmimi i naftës në bursë, shitet 76 dollarë fuçia

6 Dhjetor 2023, 14:54| Përditesimi: 6 Dhjetor 2023, 14:55

  • Share

Çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare është ulur me 7.7 dollarë brenda javës dhe aktualisht në bursë fuçia e naftës po tregtohet me 76.7 dollarë, ndërkohë që në fund të muajit nëntor kushtonte 84.5 dollarë.

Por kjo rënie e çmimit të naftës në bursë nuk është reflektuar ende në tregun vendas, pasi kompanitë vijojnë ta shesin naftën në vlerat 195-199 lekë/litri, me lëvizje të lehta që prej muajit nëntor.

Bursa e naftës ka qenë e luhatshme në javët e fundit, për shkak të luftës që vijon në Ukrainë dhe tensioneve Palestinë-Izrael, që vënën në pikëpyetje mjaftueshmërinë e naftës në treg.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • fisnik: 06/12/2023 15:18

    Le te ulet sa te doje se ne Shqiperi ka vetem NGRITJE,NGRITJE,NGRITJE.....rrofte QIVERIA.....

    Përgjigju
  • Cncj: 06/12/2023 15:06

    Shikoni merruni me vjedhjen e pulave ne Roskovec.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?