Foto ilustruese

Ulet me 8 lekë për litër çmimi i naftës, nga sot shitet me 224 lekë litri! Benzina rritet me 6 lekë

15 Shtator 2022, 14:59| Përditesimi: 15 Shtator 2022, 15:06

  • Share

Bordi i Transparencës njoftoi çmimin e ri të naftës, ku ka zbritur me 8 lekë e me pakicë do të shitet 224 lekë, ndërsa me shumicë 212 lekë. Benzina është rritur me 6 lekë, ku një litër do të shitet 198, ndërsa me shumicë 186 lekë. Gazi, nga ana tjetër, do të shitet 78 lekë litri me pakicë dhe 66 me shumicë.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 224 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 198 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet”, thuhet në njoftimin e Bordit.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot datë 15 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Këto çmime erdhën si rezultat i lëvizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha dje pas mbledhjes së qeverisë se dy bordet e transparencës për karburantet dhe ushqimet do të jenë aktive për aq kohë sa ndikohemi nga çmimet ndërkombëtare.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?