Ulet numri i aksidenteve dhe viktimave në muajin janar, eksperti: Po japin efekt ndryshimet në kod! 'Njollat e zeza', Shkodër-Velipojë, Prrenjas-Librazhd

20 Shkurt 2022, 08:42| Përditesimi: 20 Shkurt 2022, 09:51

  • Share

Pavarësisht se ditët e para të muajit janar nisën me vrull të lartë të ngjarjeve rrugore, statistikat flasin për ulje të aksidenteve dhe pasojave të tyre në njerëz.

Krahasuar me janarin e vitit 2021, në të gjithë vendin u regjistruan 18 aksidente më pak. Më i ulët në janar ishte edhe numri i viktimave, gjashtë më pak.

                             AKSIDENTE                          VIKTIMA

JANAR 2022:       107                                         16

JANAR 2021:       125                                         22

Për ekspertin e sigurisë rrugore, Islam Qibini, ulja e aksidenteve lidhet me dy faktor, bashkëpunimin e frytshëm mes tre institucioneve, Polici Rrugore, Polici Bashkiake  dhe Drejtori të Transportit Rrugor. I dyti lidhet me efektet e ndryshimeve të Kodit Rrugor të vitit të kaluar.

"Masat që ka marrë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit e cila ka ndryshuar strukturat kohët e fundit, me ndryshimet e stafit drejtues të Policisë Rrugor. Kemi një bashkëpunim midis Policisë Rrugore, gjë shihet tani kohët e fundit sidomos në rrethin e Tiranës, Kavajës dhe në disa rrethe të tjera, midis Policisë Rrugore, Policisë Bashkiake dhe Drejtorisë së Përgjithshme të transporteve. Ndryshimi i dispozitave të Kodit Rrugor të cilat kanë të bëjnë direkt për përdoruesit e rrugës kanë efektin e duhur dhe kanë një impakt te siguria rrugore", thotë eksperti Qibini.

Eskperti Qibini liston disa prej rrugëve që konsiderohen pika të zeza të aksidenteve, tek të cilat sipas tij, Policia Rrugore duhet të tregoj kujdes.

"Problematikë në kohët e fundit kemi patur segmentet rrugorë Shkodër-Velipojë, kemi patur segmentin rrugor Elbasan-Librazhd-Prrenjas, segmentin rrugor Fier-Vlorë. Për shkak të tejkalimit të normave të shpejtësisë shpeshherë drejtuesit e mjeteve humbasin kontrollin e drejtimit të mjetit, dalin jashtë rrugë ose përplasen me mjete të ndryshme", u shpreh ai.

Edhe në muajin janar 2022, në pjesën më të madhe të ngjarjeve, shkak i aksidenteve ishte sjellja e drejtuesve të mjeteve, në 81,3 % të rasteve. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, grupmosha që cilësohet më e pabindur nga policia dhe thyen rregullat e qarkullimit rrugor.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • liku: 20/02/2022 11:07

    O ekspert aksidentet vijne si pasoje e sinjalistikes qe nuk funksjonon shpejtesia nuk kontrollohet dot mbasi nuk ka radare elekronik qe gjobit cdo shkeles te qarkullimit rrugor, me gjithe kete qarkullim nuk kontollohet dot trafiku me metoda primitive

    Përgjigju
  • Gripi: 20/02/2022 09:16

    Nese nuk aplikohet testi i droges dhe heqja e patentes per shkelesit skandaloz te qarkullimit eshte e kot qe flasim. Duhen edukuar me dhunen e ligjit dhe jo me fushata dhe gjoba parkimi poshte shtepise nga policet bashkiake.

    Përgjigju
  • eno: 20/02/2022 09:12

    Ekspert? Po cfare benjne ekspertwt per sigurine rrugore qe edhe tabelat e sinjalistikes i kane vendosur punetoret e krahut sipas mendjes e pa respektuar distancat. turp

    Përgjigju
  • Shkodrani: 20/02/2022 08:55

    Te marresh per statistike Shkoder-Velipoje ne janar me duket jashte momentit. Te presim veren dhe te shohim ecurite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?