Sociale

Ulet numri i aplikantëve në universitetin e Gjirokastrës, disa degë rrezikojnë mbylljen

28 Shtator 2018, 18:56| Përditesimi: 28 Shtator 2018, 19:40

  • Share

Rritja e notës mesatare nga 6 në 7 për pranimet në degët e mesuesisë ka ulur ndjeshëm numrin e aplikimeve për këto programe në Universitetin, Eqrem Cabej në Gjirokastër.

Pas shpalljes së kandidatëve fitues, interesi me i madh është për degët e ekonomikut, infermierisë dhe teknologji informacioni, pohon zv.rektori i Univeristiet Jani Dine.

Ajo që bie në sy është se programet e mësuesisë kanë pësuar një rënie në krahasim me vitet e kaluara. Kjo rënie është e ndjeshme në të gjitha Universitet shqiptare.

Jani Dine, zv.rektor

Deri në këtë fazë të parë, pranë universitetit “Eqrem Cabej” janë vetëm 121 aplikime, ndërsa pritshmeritë e rektoratit janë të larta duke pasur parasysh edhe programet e reja 2 vjecare të cilat duket se ka interes nga të rinjtë.

Nga viti në vit Universiteti i Gjirokastres ka pësuar rënie drastike të numrit të studenteve duke bërë që disa degë të rrezikojnë mbylljen. Për vitin 2017 në të dy fazat ka pasur 470 student.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?