Popullsia e Shqipërisë ka nisur të përshpejtojë ritmet e rënies vitet e fundit, por meshkujt po pakësohen me ritme më të larta se femrat referojnë të dhënat e krahasueshme të viteve të fundit nga INSTAT. Sociologu Gëzim Tushi, i ftuar në Report Tv renditi disa arsye të cilat kanë ndikuar në uljen e numrit të meshkujve në vendin tonë.
Një ndër faktorët kryesorë sipas Tushit është emigrimi i meshkujve drejt vendeve europiane për në kërkim të mundësive më të mira, por edhe të ndjerë të detyruar shpesh herë edhe për shkak të përgjegjësinë në familje e pagave të ulëta që ofron tregu në vendin tonë.
“Duket sikur ka një lloj fataliteti biologjik, meshkujt po pak për shkak të pakwsimit së incidencës së lindjes së tyre në raport me femrat, kemi një disbalancë që vjen nga procesi lindjes. Dhe një faktor i dytë, zbutja e procesit të abortimit selektiv, deri në javën 12, lejohet aborti. Shoqëria shqiptare për shkak të mentalitetit maskilist, në përgjithësi ka disfavorizuar femrat.
Në vitet e kaluar kemi qenë ndër vendet me një turp social me përmasa të dukshme të mëdha edhe kur krahasoheshim me vende jo europaine, si të Azisë apo Afrikës. Duket se s’ka një arsye objektive që pakësimi i numrit të meshkujve të ketë i lidhur me faktorë të tillë derteminat. Unë mendoj se ka një rubinet kryesor që po ndikon, së pari është emigracioni, largimi i meshkujve nga Shqipëria. Meshkujt largohen edhe për shkak të përgjegjësisë që mbajnë për mirëqenien e familjes, për shkak të nivelit të punës me pagesa shumë të ulëta, e treta globalizmi i tregut të punë. Kemi një problem që nuk është vetëm demografik”, tha Tushi.
Faktorë të tjerë sipas Tushit, janë edhe transformimi i familjes shqiptare, ku çiftet lindin më pak fëmijë, në ndryshim me vite më parë, apo edhe ulja e numrit të martesave.
Transformimi i brendshëm familjes, është familje bërthamore, nukleare. Burri gruaja dhe sa më pa fëmijë, mundësisht t’i afrohemi idealit amerikan që të jetë burri, gruaja dhe e shumta dy fëmijë. Rënia e numrit të martesave. Pas viteve 90 kemi filluar të kemi seks të mbrojtur dhe kjo ka bërë që të mos kemi më riprodhim aksidental”, tha Tushi.
Pedagogia Nora Malaj thotë se mentaliteti maskilist është ende i pranishëm në shoqërinë tonë, dhe kjo vihet re edhe në abortet selektive ndaj femrave. Por, për aktivisten Helena Halilaj këto tabu nuk janë më aq prezentë në familjet shqiptare.
“Është një situatë, kur përtej faktit që bëhen aborte selektuese, kur shohin embrion femër në përgjithësi e abortojnë. Tendenca e lindshmërisë varet nga babai, babai është përcaktuesi ca gjinie do ketë fëmija”, tha pedagogia Nora Malaj.
“Familjet shqiptare kanë filluar ta pranojnë mospasjen e një djali në shtëpi. Nëse para disa vitesh një grua do linte tre katër djem, partnerët s’do e kërkonin një vajzë me ngulm. Kemi familje që kanë shkuar deri të vajza e 10 për të kërkuar djalin e shtëpisë. Ka familje që mund të kenë 7-8 vajza se ishin në kërkim të djalit për trashëgiminë”, u shpreh Halilaj.
Me 1 janar 2023, në të gjithë vendin zyrtarisht ishin 71,6 mijë meshkuj më pak se në vitin 2018 me rënie 5%. Në të njëjtën periudhe kishim 36,8 mijë femra më pak, me rënie 2.6%.