Ulet numri i pozitivëve Covid në Maqedoninë e Veriut dhe Kroaci

24 Gusht 2020, 14:47| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 14:50

  • Share

Maqedoninë e Veriut, autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë kanë raportuar për mediat se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë identifikuar 78 raste të reja infeksioni dhe 4 viktima Covid. Gjithashtu janë shëruar edhe 40 pacientë. 

Në vend, që prej fillimit të pandemisë ka patur 568 vdekje dhe janë diagnostikuar me koronavirus 13 673 persona, ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2995.

Maqedonia dje raportoi për 137 raste të reja infeksioni

Autoritetet shëndetësore në Kroaci kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka patur 136 raste të reja të identifikuar pozitivë me Covid-19 dhe 2 viktima.

Që prej fillimit të emergjencës shëndetësore në Kroaci, totali i të prekurve nha koronavirusi është rritur në 8311 kurse numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 173 si dhe janë shëruar rreth 6000 pacientë.

Kroacia dje raportoi për 275 raste me Covid.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?