Emigrantët e paligjshëm me gomone

Ulet numri i shqiptarëve që tentojnë të kalojnë La Mansh-in! Mediat britanike: Pritet rritje e azilkërkuesve gjatë pranverës

17 Dhjetor 2022, 15:25| Përditesimi: 17 Dhjetor 2022, 15:33

  • Share

Ka pësuar ulje numri i shqiptarëve të cilët zgjedhin të kalojnë në mënyrë të paligjshme përmes ngushtcës së La Manshit për të arritur në tokën britanike.

Mediat britanike kanë bërë me dije se numri i shqiptarëve krahasuar me mbërritjet e muajve të fundit, është ulur në mënyrë të ndjeshme. Sipas The Times of London, pritet që të ketë rritje të numrit të tyre gjatë muajve të pranverës. Kjo duke qenë se kushtet atmosferike, mund të rrezikojnë jetën e azilkërkuesve shqiptarë të cilët kërkojnë të kalojnë në kanalin La Mansh.

Kujdesi është shtuar duke parë tragjedinë e ndodhur ditë më parë ku 4 emigrantë të cilët tentuan të kalonin me gomone në kanalin La Mansh, humbën jetën tragjikisht. Ndërsa në mesin e të shpëtuarve,i hste edhe një shqiptar i cili fatmirësisht ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndryshe nga perceptimi dhe retorika se një e treta e atyre që kalojnë ilegalisht drejt brigjeve angleze janë shqiptarë, tanimë janë vetë burimet zyrtare britanike, që sipas The Times of London, theksojnë se ka një rënie të ndjeshme të numrit të shqiptarëve që tentojnë të kalojnë ilegalisht gjatë muajve të fundit, nga 12 mijë në shtator në 13  mijë në total deri më tani.

Por këto burime nënvizojnë se pritet të ketë një rritje të kalimeve nga shqiptarët në muajt e pranverës nisur nga “tendenca  sezonale” e lëvizjeve të shqiptarëve nga përvojat e viteve të kaluara përmes rrugëve të tjera ilegale  si përmes kamionëve dhe mauneve apo përmes linjave ajrore pa pasur.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, të enjten u mësua se 401 emigrantë të rinj janë pikasur të kalojnë me 8 gomone një ditë përpara tragjedisë.

Ndërkohë, kryeministri britanik, Rishi Sunak pas publikimit të lajmit se është arritur një marrëveshje mes qeverisë britanike dhe asaj shqiptare, tha se tre pikat kryesore të planit do të përqendroheshin në largimin e shpejtë të shqiptarëve që kishin kërkuar azil në Britaninë e Madhe.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?