Bota

Ulet numri i të infektuarve me Covid19 në Itali, 4 persona humbin jetën në 24 orët e fundit

10 Gusht 2020, 19:44| Përditesimi: 10 Gusht 2020, 19:46

  • Share

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në shtetin fqinj të Italisë ka ardhur sërish në ulje. Mediat italiane raportojnë se 24 orët e fundit janë regjistruar 259 raste të reja me Covid19. Ditën e djeshme u regjistruan 463 persona të infektuar me koronavirus.

Mendohet se ulja e numrit të të infektuarve ka ardhur si pasojë e uljes së testimeve. Në 24 orët e fundit ndërruan jetë 4 pacientë duke e çuar numrin total të personave që kanë humbur jetën në 35.209 viktima.

Deri në këto momente 779 persona ndodhen të shtruar në spitalet italiane, ku 46 prej tyre janë në terapi intensive.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?