Foto ilustruese

Ulet numri i të prekurve me COVID! Sot 216 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete

28 Gusht 2022, 18:13| Përditesimi: 28 Gusht 2022, 18:23

  • Share

TIRANË- Kjo e diel ka shënuar një ulje të infektimeve me COVID në vendin tonë. Si rezultat i 806 testeve të kryera, kanë rezultuar 216 persona të infektuar, teksa për fat të mirë nuk ka pasur asnjë humbje jete. Tirana vijon të jetë qarku me më shumë infektime, teksa ndiqet më pas nga qytetet si Lushnja, Fieri dhe Durrësi.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që të bëjnë vaksinën, si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga infektimi.

“Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.  Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë, nga 19 që ishin një ditë më parë.

Statistika (28 Gusht 2022) 
Raste të reja ditore            216
Të shëruar në 24 orë          251
Të shtruar në spitale             17
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                    806

Testime totale               1,959,160
Raste pozitive                  327,369
Raste të shëruara              320,251                           
Raste Aktive                        3,537
Humbje jete                         3,581

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve

Tiranë                  1,604
Fier                         377
Elbasan                     266
Durrës                     256
Shkodër                     255
Korçë                     204
Vlorë                     198
Gjirokastër                  127
Berat                               103
Lezhë                       80
Dibër                        54
Kukës                        13

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?