Ulet sërish çmimi i naftës, 8 lekë më pak, nga sot shitet me 235 lekë/litër! Bie me 2 lekë edhe benzina, shitet me 229 lekë/ litër

7 Korrik 2022, 11:17| Përditesimi: 7 Korrik 2022, 11:28

  • Share

Pa kaluar 24 orë, çmimi i naftës dhe benzinës ka pësuar sërish rënie. Bordi i Transparencës ka publikuar shifrat e reja me të cilat do të shitet nafta, gazi dhe benzina. Nafta do të shitet me 235 lekë , nga, 243 që ishte një ditë më parë. Po ashtu rënie të çmimit ka pësuar edhe benzina, e cila do të shitet me 227 lekë, nga 229 që ishte një ditë më parë. Ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshueshëm dhe do të shitet me 81 lekë për litër.

‘Bordi i Transparencës në datë 7 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 235 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 227 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 ekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litri  dhe i shitjes me shumicë 69 Lekë /litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.’- njofton Bordi.

                   Ishte                 Bëhet
Nafta     243 lekë/litër    235 lekë/litër
Benzina 229 lekë/litër   227 lekë/litër
Gazi        81  lekë            81  lekë

Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

Anëtarët e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
Drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi
Drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli
5 përfaqësues nga shoqërite e hidrokarbureve të cilat kanë xhiron vjetore më të lartë në vitin paraardhës

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Marian Laca: 07/07/2022 11:46

    Edhe fale ta besh ske me derman. Do te qihen ropt ne pidh o pidh motre xhepist i gjate. Jo vetem ty por patronazhistave, rilindsave dhe komunistave.

    Përgjigju
    • Boti: 07/07/2022 14:43

      O marjan mos harro te marresh nje brisk me vete

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?