Më shumë se 309 mijë punonjës me paga mbi 30 mijë lekë deri në 150 mijë lekë, e që paguajnë tatim 13%, do të jenë përfitues të uljes së tatimit mbi rrogwn. Nga ana tjetër janë mbi 13 mijë të punësuar që paguajnë tatim mbi 23%, ndërsa kategoria me paga deri në 30 mijë lekë nuk tatohet.
Report TV është interesuar pranë Ministrisë së Financave edhe për mundësinë e një rishikimi të fashave të pagave, pas uljes së tatimit, por ky ndryshim nuk po diskutohet.
Por si tatohet puna në Shqipëri në krahasim me rajonin?
Në Kosovë aplikohen disa fasha tatimi për pagat dhe më e larta është 10%, në Serbi tatimi mbi pagat është i sheshtë në nivelin 10%, në Malin e Zi, janë në fuqi 2 nivele 9 dhe 11% dhe në Maqedoninë e Veriut përdoret tatimi 11 dhe 18% për pagat.
Shtetet fqinje pak a shumë ndjekin politikë progresive në këtë aspekt, ndërkohë që mbetet të shikohet se nga cila ana do të vendos Ministria e Financave për të tatuar punën. Teksa qeveria qëndron e vendosur për të vijuar me tatimin progresiv, opozita mbron tezën e saj për taksën e sheshtë prej 9%.
Një vendim i tillë nga ana e qeverisë do të ulë të ardhurat në buxhetin e shtetit që vijnë nga tatimi mbi të ardhurat personale, por efekti negativ financiar pritet të kalkulohet pas vendosjes së fashave të reja.
Paraprakisht Ministria e Financave në vitin që vjen pret të mbledhë nga tatimi mbi të ardhurat personale 41 miliardë lekë ose 2.4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo pritshmëri është më e ulët se sa parashikimi i buxhetit fillestar të këtij viti, ku pa efektin e pandemisë qeveria priste 47,5 miliardë lekë ose 2.6% e PBB-së së vendit.
Ky reduktim i të ardhurave nga ky zë nuk ka të bëjë me uljen e tatimit por me rritjen e papunësisë si pasojë e pandemisë COVID-19.
PËRFITUESIT E ULJES SË TATIMIT MBI PAGËN
Tatim 13% paguajnë 309.824 punonjës
Tatim 23% paguajnë 13.646 punonjës
FASHAT E PAGAVE
Paga 0-30 mijë lekë 0% tatim
Paga 30,001 lekë -150 mijë lekë 13% tatim
Mbi 150,001 lekë 23% tatim
TATIMI MBI PAGËN NË RAJON
Kosova 0-10% tatim mbi pagën
Serbia 10% tatim mbi pagën
Mali i Zi 9% - 11% tatim mbi pagën
Maqedoninë e Veriut 11% - 18% tatim mbi pagën
TATIMI MBI TË ARDHURAT PERSONALE
Projekt-buxheti 2021 41 mld lekë/ 2.4% e PBB
Buxheti fillestar 2020 47,5 mld lekë/ 2.6% e PBB
E sa do ulet? Apo kismet?
PërgjigjuSa do ulet tatimi vemje analfabete? Askund se thoni. Medioker.
Përgjigju