Politikë

Ulja e avionit të parë në Kukës, reagon PD: Premtim i pambajtur! Rama ironizon: Pse? Se nuk erdhën direkt nga Londra, por ndaluan në Tiranë

18 Prill 2021, 17:06| Përditesimi: 19 Prill 2021, 00:17

  • Share

Pas uljes së avionit të parë në aeroportin e Kukësit ka reaguar PD e cila thotë se sipas tyre ky është një premtim i pambajtur pasi avioni nuk u ul nga Londra por nga Rinasi.

"Hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare, premtim tjetër i pambajtur i Edi Ramës. Ulja e një avioni të Air Albania në Kukës s’u bë nga Londra, siç premtoi Rama, por nga Rinasi, sepse aeroporti s’ka certifikata sigurie.

Me Ramën në krye të qeverisë, fluturimet ndërkombëtare në Aeroportin e Kukësit janë si hapja e negociatave me BE: Ato nuk ekzistojnë. Ky është eksperimenti i fundit që Rama bën me shqiptarët. Kryeministri më i dështuar dhe më i paaftë në historinë e vendit do të largohet në 25 prill nga shqiptarët që duan ndryshim", shkruan PD.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sqaruar fluturimin e sotëm me ‘’Air Albania’’ me emigrantët e Londrës, dhe uljen në Rinas për të fluturuar më pas në Kukës. Rama thotë se çdo aeroport fillimisht nis si lokal, dhe më pas duhet një procedurë verifikimi për t’u bërë ndërkombëtar që zgjat 50-60 ditë. 

Një përgjigjie nuk ka munduar as nga Rama i cili ironizon duke thënë se PD e quan të pambajtur pasi avioni nuk erdhi direkt nga Londra, por ndaloi njëherë në Tiranë.

Ora 20:23
Rama i përgjigjet PD për aeroportin e Kukësit: Shpjego sa të duash… Pse i pambajtur? Se nuk erdhën direkt nga Londra, por ndaluan njëherë në Tiranë

Kryeministri Edi Rama nga Tropoja i përgjigjet PD e cila e quajti uljen e avionit të parë në ‘’Zayed, Flatrat e Veriut’’ premtim të pambajtur.  Rama ironizon duke thënë se PD e quan të pambajtur pasi avioni nuk erdhi direkt nga Londra, por ndaloi njëherë në Tiranë.

‘’Teksa vija këtu pashë një deklaratë, aeroporti i Kukësit tjetër premtim i pambajtur. Tashi, edhe pse është premtim i pambajtur, se nuk erdhën direkt nga Londra, por ndaluan njëherë në Tiranë. Shpjego sa të duash që duhen 50-60 ditë pas një aeroport bëhet operacional, të bëhet procesi i publikimit dhe të miratohet si aeroport ndërkombëtar. Tani aeroporti më 17 qershor hyn në sistemin e fluturimeve ndërkombëtare, deri në 17 qershor marrëveshjet për shumë drejtime do jeni lidhur, janë disa kompani, me kosto të ulët. Është aeroport më fluturime me kosto të ulët. E dinë që do kenië fluturime në Gjermani, Zvicër. Kjo do të bëjë që jo vetëm njerëzit që jetojnë në këtë zonë, e matanë në Gjakovë e Kosovë, shumë vizitorë të vijnë. E vështirë që mund të humbasin. E kam thënë që ditën e parë, që Tropoja do të jetë një nga zonat më të bukura turistike të Shqipërisë. ‘’- tha Rama.

Komento

Komente

  • lira: 18/04/2021 20:51

    Kur ja ka ndjerə PD pēr popullin .Ka 30 vjet që e vret e vjedh e poshtəron .Ky popull o sot o kurrə tē japə pərgjigjen e merituar shpellarĕve

    Përgjigju
  • dulja: 18/04/2021 19:10

    nje bravo e madhe pere qeverine ,suksese dhe fitore

    Përgjigju
  • XXX: 18/04/2021 18:20

    Kua futi Rama o PD-ista.

    Përgjigju
  • Parti idiotesh dhe dashakeqesh: 18/04/2021 18:14

    Ku eshte e keqja? Erdhen nga Londra ne rinas dhe pastaj ne kukes.ku eshte mashtrimi, genjeshtra ketu? Ajane kuksiane qe vine e zbresin ne kukes,ne aeroport, nga nje avion me flamur shqiptar?Apo film i xhiruar ne hollanden e lulit dhe i shfaqur ne TV? Xhelozi nga budallalleku.tjetrin thote se nuk ka bere gje per kukesin. Po aeroporti a u be?Jam nje gje e realizuar. Po si nuk doli nje i mencur te thote "mjaft me budallalleqe.

    Përgjigju
  • Zenel Neli: 18/04/2021 18:00

    Partia demokratike parti anti Shqiptare si ka mundësi që nuk e përshëndet ktë vepër madhështore që i lumturon Kuksjanët. Ju hap vënde pune që ju i lat në ersir kta njërz të vuajtur. Turp turp i madh.

    Përgjigju
  • O tej: 18/04/2021 17:36

    Bobo sa mu*t hani more te uruar

    Përgjigju
  • Beni: 18/04/2021 17:25

    Pd-ja e verteton qe eshte parti karagjozesh.Nuk u çertifiku sot por do te çertifikohet neser,pasneser e çfare pastaj.Problemi eshte se u bene perpjekje me ane te kontrollorve ajror,me greven qe filloi,qe kjo date tu shtynte.Tani, kontrolloret jane kthyer ne pula dhe Likja eshte afer çmontimit te vetes.

    Përgjigju
    • Greku: 18/04/2021 17:45

      Kjo Turgeon se PD nuke I pelqen ebukura dhe ase qe ja ndjene per shqiperin por ruan te na shikojme te VUAJME BRAVO EDI RAMA le te lejne qente ate pune kane

    • Endri: 18/04/2021 17:33

      E sakte, dhe mbi te gjitha kjo mani per te kundershtuar cdo gje vetem pse e ka bere kundershtari politik e tregon qarte qe kjo eshte part qe don vetem pushtet e nuk ja ndjen fare per popullin

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?