Më 25 mars 2020, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit, nga 1.0% në 0.5% për ti dhënë mundësi sektorit bankar që të merrte hua pranë saj me normë më të ulët interesi. Drejtori Shehu thotë se rezultoi vendim i suksesshëm.
“Ulja e normës bazë në 0.5% ka ndikuar edhe tek niveli i normave të interesit të huamarrjes së qeverisë, ka ndikuar edhe në vëllimin e kreditimit si dhe në normën e tij. Dhe ne besojmë që fakti që kredia është rritur në vitin 2020 është për shkak të kësaj mase”, u shpreh ai.
Shehu zbulon për Report TV se masat lehtësuese të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë do të jenë të tilla deri sa të jetë e nevojshme.
“Politika monetare do të jetë lehtësuese, akomoduese për aq sa do të jetë e nevojshme për aq sa treguesit do e kërkojnë, minimalisht deri në fund të tremujorit të parë të këtij viti nuk do të ketë ndryshime të politikës monetare”, deklaron Shehu.
Lajmi kryesor:
Pandemia dhe ekonomia/ Banka e Shqipërisë për Report TV: Masat lehtësuese vijojnë sa të jetë e nevojshme! Garancia e tretë sovrane duhet studiuar! Kredia e keqe do rritet
K.T.//ReportTv.al