TIRANE-Vendosmëria e kryeministrit Edi Rama për të përkrahur propozimin e opozitës parlamentare për të hapur listat dhe rrjedhimisht ndalimin e koalicioneve solli rindezjen e debatit politik për Reformën Zgjedhore. Por çfarë mendojnë aleatët e Lulzim Bashës për tërheqjen që bëri sot opozita parlamentare për uljen e pragut nga 5 në 2% për futjen në parlament? Në një prononcim për Report Tv, Dashamir Shehi, Agron Duka dhe Fatmir Mediu e shohin problemin më thellë duke e akuzuar Edi Ramën si autokrat. Kreun e LZHK-së ulja e pragut nuk e kënaq. "Ne gjykojmë se e gjitha kjo nuk ka vlerë, ne gjykojmë se duhet të respektojmë marrëveshjen. Pragu është elementi më i pa rëndësishëm. Ne nuk na intereson as 2% as 5%. Do ishte gjë tjetër nëse do kishte sistem proporcional kombëtar" tha ai.
Në të njëjtën linjë është edhe kreu i PAA-së, Agron Duka. "Unë gjykoj që tashmë nuk ka rëndësi as pragu, as lista e hapur apo e mbyllur, pasi ajo që po ndodh tani nuk është një nismë për të ndryshuar sistemin, por është përpjekje për të gjetur një sistem për të përmbajtur frikën e Ramës nga zgjedhjet. Debatet për ndryshime kushtetuese nuk mund të ndodhin në këtë mënyrë pasi jemi më afër se një vit përpara zgjedhjeve, dhe mbi të gjitha pa konsensus.
Është në tërësinë e vet një manovër për të menaxhuar humbjen e Ramës, si dhe njëkohësisht një përpjekje për të shkaktuar një konflikt nga i cili ai do të përfitojë në kurriz të shqiptarëve dhe integrimit të vendit. Kjo lojë e shëmtuar, me pandeminë që vijon të jetë në rritje, me nxitim dhe pa mbështetje të ndërkombëtarëve dhe pjesës më të gjerë të shoqërisë, po tregon natyrën e vërtetë të Ramës. Tani edhe ndërkombëtarët e kuptuan se cili është ai që prish marrëveshjet dhe krijon instabilitet. Imagjinoni, vetëm në Rusinë e Putinit ndodhin ndryshime kushtetuese gjatë një pandemie, dhe ky është modeli i Ramës, një autokrat që sulmon opozitën" tha ai.
Duka thotë se Edi Rama po ndryshon rregullat e lojës dhe e krahason me Putinin. "Si fillim duhet të kuptojmë pse Ramës 5 qershori i rri ngushtë. Arsyeja është shumë e thjeshtë, me atë marrëveshje Rama u detyrua të pranojë se kauza e opozitës për zgjedhje të lira dhe ndëshkim të krimit zgjedhor, ishte e drejtë. Fakti që mazhoranca u detyrua, nën trysninë ndërkombëtare të pranojë kushtet e opozitës, do të thotë se edhe nga ndërkombëtarët ai shihet si shkelësi i zgjedhjeve.
Prandaj ai po përpiqet të bëjë ç’mos që ta shkatërrojë 5 qershorin, dhe lëvizjet më të fundit përfaqësojnë një hedhje poshtë të marrëveshjes së arritur me mirëbesimin e partnerëve tanë. Nëse do të ishim në një situatë normale, debatet mbi pragun, sistemin, koalicionet, do të ishin të mirëpritura nga ana ime dhe e kolegëve të mi të partive të vogla, megjithatë forma që mori debate, pra si një përpjekje për të ndryshuar rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme, për të anestitizuar frikën nga humbja, është e turpshme dhe domethënëse për degradimin që ka pësuar kjo mazhorancë dhe frikës që ka nga elektorati për shkak të konsumit galopant që ka pësuar" tha ai për Report Tv.
Edhe për Fatmir Mediun nëse nuk do të lejohen koalicionet, asgjë nuk do të kishte vlerë. "Nuk ka asnjë logjikë apo kriter kushtetues, politike që mund të përjashtojë koalicionet. Ndryshimet kushtetuese për të vendos zgjedhjet në tavoline janë praktika të sistemeve oligarkike, të Rusisë së Putinit me qëllim përjetësimin e pushtetit. Asgjë tjetër nuk ka vlerë nëse nuk lejohen koalicionet, çdo gjë është lojë politike e Ramës dhe disa nga mosdija dhe të tjerë nga pazari në parlament janë të gatshëm t'i shërbejnë këtij regjimi" tha Mediu.
Më i ashpër në prononcimin e tij ishte kreu i PDK-së, Nard Ndoka që e cilësoi nismën e kryeministrit Edi Rama për heqjen e koalicioneve si një aventurë të rrezikshme, që fut vendin në një përplasje të pashmangshme civile e politike.
"Së pari, është propozim absurd, se me ligjin aktual, pragu është shumë herë më i lartë, në qarkun e Kuksit arrin deri në 25%. Pragu ka vlerë, kur flasim për një sistem proporcional kombëtar. Deputetët e mbetur në kuvend, thjesht janë ushtar të bindur të Ramës. Heqja e koalicioneve, tregon që Rama është nën trysninë e humbjes së thellë dhe se ato deputetë që e kërkojnë janë në nën efektin e pushtetit miklues e korruptiv të Ramës. Kjo është një aventurë e rrezikshme, që jo vetëm minon marrëveshjen dhe pengon integrimin, por fut vendin në një përplasje të pashmangshme civile e politike" tha ai.
po pse mor hunderra ju hyri frika se nuk futni dot ne parlament vagabonde si Flamur Herman Geringu apo Paloqja apo Klevis krrici i faros. Ju hajmutet e dutit doni te vidhni vota ne Diber me Muli horrin dhe banden e Xhelal manjiakut seksual, por nuk do arrini dot te pengoni popullin te shprehet i lire dhe Nafije dybeku me sharebajgat e saj te dale nje here e mire nga sistemi politik se jane te urryer si particka e ministrave dhe drejtoeve superhajdute.
PërgjigjuNard Magjar Noka e ardhmja e Shqiperise Karministri i ardhshem
PërgjigjuPo ca perplasje thoni ju o legena? Nuk u ngopet duke nxitur vlla vrasje mes njeri tjetrit? Ju jeni te gjith per riciklim. Tung
PërgjigjuPo more medi qelbesira se si na krisi ...ne se sfitove ti ....do votojm 100% ..pro kur te futeni brenda....akoma doni ..o hajdute tradhetare trafikante shkaterimtare kriminele
PërgjigjuVendi drejt perplasjes?!! Pse per te mbajtur ju karriget tuaja. Gjysma jeni per ne burg, gjysma tjeter as per roje nuk beni.
PërgjigjuTe pa pame jane gjith keta hajna
PërgjigjuHa dhe grupi bandit me Nard Noken ne krye
PërgjigjuIkni ju o te mbaruar .....edhe basha a do i mar 5% ju nuk doni 2% .... Hahahaha kakezoza vemje krimba .
PërgjigjuKeta jane te pje*dhur
Ikni ju o te mbaruar .....edhe basha a do i mar 5% ju nuk doni 2% .... Hahahaha kakezoza vemje krimba .
PërgjigjuIkni ju o te mbaruar .....edhe basha a do i mar 5% ju nuk doni 2% .... Hahahaha kakezoza vemje krimba .
PërgjigjuPo pse kini frike nga 2% o krytare partie pa elektorat.
Përgjigju