Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Ulja e shifrave, në Mal të Zi mund të hyhet pa testin e COVID

11 Janar 2021, 20:44| Përditesimi: 11 Janar 2021, 22:24

  • Share

Për të hyrë në Mal të Zi nuk do të jetë më e detyrueshme të bëhet testi i COVID.

Ministrja e Shëndetësisë, Jellena Boroviniç Bojoviç, tha se testi nuk do të jetë i nevojshëm as për shtetasit malazezë, as për të huajt. Boroviniç Bojoviç tha se do të hiqet edhe ndalesa për trafikun midis qyteteve të Malit të Zi, gjatë fundjavave.

Ky lehtësim masash vjen edhe pas përmirësimit të situatës epidemiologjike.

Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi ka njoftuar sot 388 raste të reja me COVID dhe për katër viktima për 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në këtë vend me mbi 620,000 banorë, aktualisht është 9,595. Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në pranverë të vitit të kaluar, Mali i Zi ka konfirmuar gjithsej 52,819 raste me koronavirus.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?