Ulja e temperaturave dy ditët e fundit ka dëmtuar rëndë prodhuesit e patates në Divjakë. Mbi 400 hektarë patate të cilën e ndanin rreth dy javë nga vjelja janë dëmtuar totalisht.
Në kushtet e krijuara rendimenti i patates në vjelje do të jetë ulur deri në 70%, përveç kësaj, afati i vjeljes shtyhet deri në një muaj, një goditje e dytë për fermerët në çmimin e shitjes.
Një muaj vonesë do të thotë 30 deri 40 lekë më pak për kilogram të shitur. Fermerët gjithsesi me metoda tradicionale që sot po punojnë për të rikuperuar sadopak dëmet, duke ujitur bimët, duke hedhur plehëra, spërkatje gjethore, pra, shpenzime shtesë veç investimeve të deritanishme.
'Dëmi është i pariparueshëm, nuk do të mbledhin dot lekët e farës. donte 10 ditë që të nisnim shkuljen e patates', thotë një fermere.
Efekti i këtij dëmi do të ndikojë që për sezonin pa prodhim do të ngrejë çmimin e patates duke rënduar në xhepat e konsumatorëve.
Komente
