Krahasimi për taksën e ndërtesës sipas Bashës

Ekonomi

Ulje taksash? Basha sulmon Ramën me këtë video: Ja si gënjen paturpësisht

22 Qershor 2018, 20:55| Përditesimi: 22 Qershor 2018, 20:58

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, teksa i është rikthyer sërish debatit për taksat, pas vendimit të qeverisë për uljen e taksave dhe heqjen e taksës së ndërtimit.

Basha publikon një video në ‘Facebook’, ku shkruan se kush dëgjon Ramën të flasë për taksa më të ulëta, e di që ai gënjen paturpësisht. Sipas tij, 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa, ndërsa shton se me taksën e re të ndërtesës bizneset po paguajnë 2-4 herë më shtrenjtë.

Kush dëgjon Edi Ramën të flasë për taksa më të ulëta, e di se ai gënjen paturpësisht! 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa. Me taksën e re të ndërtesës bizneset po paguajnë 2-4 herë më shtrenjtë.

E vetmja zgjidhje për shpëtimin e çdokujt që refuzon të grabitet nga qeveria dhe bashkia është bashkimi me PD dhe alternativën tonë për taksat më të ulëta në rajon.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?