Ulsi Manja në Report Tv: Në korrik krijohet Gjykata Kushtetuese, Meta nuk e bllokon dot

11 Qershor 2019, 16:58| Përditesimi: 11 Qershor 2019, 19:44

  • Share

Pas konferencës së mbajtur nga presidenti, Ilir Meta, ku ky i fundit tha se nuk e ka shkelur Kushtetutën me veprimin që bëri për të anuluar zgjedhjet ka ardhur edhe një reagim nga Kreu i Komisionit të Ligjeve, njëherësh deputeti i PS-së, Ulsi Manja.

Manja i ftuar në emisionin "45 Minuta" në Report Tv, ka deklaruar se dekreti i presidentit është një akt juridik inekzistent dhe se nuk ka asnjë efekt juridik.

Më pas Manja ka komentuar situatën në të cilën ndodhet Gjykata Kushtetuese ku dhënë edhe një periudhë kohore brenda të cilës pritet të bëhet funksionale. Sipas deputetit të PS-së Gjykata Kushtetuese pritet të bëhet funksionale brenda muajit korrik. Madje Manja ka thënë se presidenti Meta nuk e pengon dot këtë proces pasi automatikshit në rast se ai nuk shprehet brenda afatit 30 ditor për të përzgjedhur emrat e gjykatësve të propozuar atëherë automatikisht zgjidhet i pari nga secili grup, i cili bëhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka vetëm një anëtarë, Vitore Tusha, dhe me 6 të rinjtë plotësohet numri i shtatë i anëtarëve.

Ndërkohë për konferencën e Metës, Ulsi Manja është shprehur: "Unë pashë vetëm konfuzion. Patjetër që do të kalosh në sofizma. E di edhe presidenti, pasi nuk është vetëm përgjegjësi vetëm e tij. Është Parlamenti mbartës i sovranit. Kur nuk flet në gjuhën e Kushtetutës bën të tilla deklarata, duke thënë se nuk do të ketë zgjedhje pa dekretin tim. Presidenti po qe se do të kishte caktuar një tjetër datë... pse nuk e bëri? Pse nuk caktojë një tjetër datë zgjedhjesh. Po nuk e lejon kushtetuta. Nuk di si do ta zgjidhi ai krizën që ka shkaktuar. Ne jemi për 30 qershorin dhe kjo garanton stabilitetin e vendit. Është akt juridik inekzistent. Pasi nuk ka efekte juridike. Nuk do kishim proces zgjedhor kur presidentit i mbushet mendja sa herë për të çdekretuar vetveten." ka thënë Ulsi Manja.

"Një qytetarë duhet të shkojë të votojë për 61 kryetarët e rinj. Por me ato që bëri presidenti as më shumë dhe as më pak ai, në tejkalim të kompetenca ka zgjatur afatin e të zgjedhurve vendor. Presidenti thotë që do ketë datë të re dhe se palët do të ulen, por presidenti është konsultuar vetëm me opozitën. Me këtë logjikë nuk duhet të kemi zgjedhje edhe në 2021. 30 qershori duhet të zhvillohen zgjedhjet vendore dhe ne kemi përgjegjësinë për të zbatuar Kushtetutën e vendit." ka thënë më pas Manja. "Presidenti ka konsultim paraprak kur cakton datën e zgjedhjeve. Nuk do të luaj presidenti, ai nuk mund të caktojë datë zgjedhjesh pa e ditur nëse do të hynë në fushë. Nuk është aty për të plotësur tekat. ne kemi detyrimin të shkojmë në zgjedhje. Por jo të anuloj datën e zgjedhjeve. " ka shtuar më pas Manja.

Ora 17:43
Kur ngrihet Gjykata Kushtetuese dhe a e pengon dot Presidenti? Ulsi Manja tregon fazën ku ndodhet

 

Deputeti i PS-së, Ulsi Manja ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese është në fazat e fundit të vendosjes në funksion. Manja ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese do të bëhet funksionale brenda muajit korrik dhe sipas tij do të fillojë me të gjitha dosjet që janë lënë pa shqyrtuar.

Kujtojmë se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i propozon 9 emra kandidatësh presidentit në tre grupime të ndryshme. Presidentit i duhet të zgjedhë nga një në secilin grupim, pra tre kandidatë në total. Presidenti ka 30 ditë kohë për tu shprehur, në rast se kjo nuk ndodh, atëherë ditën e 31 automatikisht zgjidhet i pari nga secili grup, i cili bëhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu, KED i nis të njëjtën gjë, me emra të tjerë, në tre grupime, edhe Kuvendit të Shqipërisë. Kuvendit i duhet të votojë tre anëtarë, me 84 vota. Nëse parlamenti nuk arrin dot 84 vota atëherë kandidatët e listuar të parë nga tre grupet bëhet automatikisht anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Në të tilla kushte, Gjykata Kushtetuese ka kuorumin prej minimumin 6 anëtarësh që nevojiten për tu mbledhur dhe shqyrtuar një çështje. Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka vetëm një anëtarë, Vitore Tusha, dhe me 6 të rinjtë plotësohet numri i shtatë i anëtarëve.

Edhe tre anëtarë të tjerë duhet të plotësohen nga Gjykata e Lartë, e cila aktualisht është jo funksionale, por deri atëherë me kalimin e kandidatëve nga Presidenti dhe Kuvendi, Kushtetuesja arrin kuorumin.

"E gjithë loja politike lidhet me Reformën në Drejtësi. Kjo ka trazuar shumë ujëra në Shqipëri. Në presim SPAK-un. Është e vërtetë që nga 2018 nuk funksionon mbledhja e Gjykatës Kushtetuese për shkak të largimeve nga Vetting-u. Më vjen keq ku disa thonë se më mirë të ishin ashtu sesa pa të fare. Gjykata Kushtetuese në fazën ku ndodhemi do të bëhet edhe kontrolli i aftësive profesionale dhe kontrollet që kanë garuar për Kushtetuese është drejt fundit. Presidenti tre dhe tre kuvendi i Shqipërisë. 9 kandidatura tek presidenti dhe 9 te kuvendi nga këto do dalin 6. Ne rast se Meta nuk dekreton ditën e 31 kandidati i parë në renditje nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ai shkon dhe bën betimin para trupës së gjykatës kushtetues. E njëjta vlen edhe për parlamentin, kandidati i renditur i pari shkon në gjykatën Kushtetuese. Shpresoj që të mbyllet brenda korrikut. 1 e kemi dhe bëhen 7. Duhet të jenë jo më pak se 6. Ky grup e ka detyrim  që të marr në shqyrtim të gjitha kërkesat e patrajtuara. Listën e përcakton gjykatë të përparësive. dje KQZ u shpreh qartë për 30 qershorin. Kush ka pretendime le ta çojnë në Kolegj Zgjedhor. Ne si PS kemi detyrimin që të dalim në fushatë. ditën e enjte do të ketë debat shterues ku nëpërmjet rezolutës do të shprehet vullneti për garantimin e 30 qershorit", ka deklaruar Ulsi Manja.

Ora 17:23
Manja: Lulzim Basha nuk i do zgjedhje, nuk është Shqipëria e 96'  

Kreu i Komisionit të Ligjeve, njëherësh deputeti i PS-së, Ulsi Manja ka komentuar situatën politike në vend duke thënë se kreu i PD, Lulzim Basha nuk i do zgjedhjet por vetën kërkon largimin e kryeministrit Rama.

"Aktorët politik janë po të njëjtën njerëz. Sali Berisha, Lulzim Basha tani edhe kryemadhi dhe po tani kërkojnë destabilizimin e vendit. Basha nuk ka kërkuar zgjedhje s'do zgjedhje ai. Ai kërkon largimin e një qeverie legjitime të zgjedhur." ka thënë Ulsi Manja.

"Dialog po negociata jo! dialog për të respektuar Kushtetutën. Asgjë nuk do të ndodhi më 30 qershor përveç së ushtrimit të drejtës së votës. Se Shqipëria nuk është më as e 96 dhe 97. Shqipëria është 10 vjet në NATO dhe ka marrë një rekomandim të mirë nga BE. Këto që kanë djeg mandatin i kanë bërë hyzmetin që të mos hapen negociatat. Ne do shkojmë në zgjedhje." ka shtuar më pas ai.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • juristi: 11/06/2019 19:08

    Dekreti i Presidentit per anullimin e zgjedhjeve mund Te jete i pavlefshem, por nuk jeni ju z. Manja qe keni kompetencen ligjore te vleresoni ligjshmerine e atij akti dhe asnje institucion tjeter pervec Gjykates. Meqe ke qene prokuror ben mire Te merresh me penalet, se nga administrativja dhe civilja ne teresi sia ke haberin.

    Përgjigju
  • Para Laci: 11/06/2019 17:38

    A man o Mane a e kupto se je kokrra e ligenit, je nje lepirs i mire i Rames, ai diell ka perendu se zgjedhje nuk ka me 30, po' ti pse ha kot e mkot apo te shtyejn te tjeret o leigen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?