Tonet e forta të kryeministrit Rama në takimin me drejtuesit vendor, pavarësisht nëse kritikat e tij qëndrojnë apo jo, nuk janë të përshtatshme për një vend demokratik. Agron Haxhimali, ekspert i çështjeve të pushtetit vendor, thotë për Report Tv se duhet një qasje institucionale
“Me këtë mesazh që ka përcjellur kryeministri që është çuditërisht një ndërhyrje e imponuar ndaj një pushteti që nuk varet nga kryeministri, tregon edhe njëherë që kryeministri i Shqipërisë i trajton bashkitë si zgjatim të pushtetit, si zgjatime të PS”, tha Haxhimali.
Por cili është roli i drejtuesve të njësive administrative?
“E vërteta kjo është. Njësitë administrative janë një zyrë postare, zyrë ndërlidhëse mes kom dhe bashkisë në qendër. Janë më tepër koordinues, nuk kanë asnjë pushtet për të zgjidhur dhe ndërhyrë, por sa kohë paguhen nga taksat e qytetarëve për ato fasho përgjegjësie që kanë, duhet të ishin më kërkues. Ndërtime pa leje i shohin, që s’ka ujë të pijshëm e shohin. Probleme të tjera, u pre pylli apo çështje që lidhen me zaptim e territorit e ndërtimet pa leje, mund ti shohin”, thekson Haxhimali.
Ai shpreson megjithatë që këto lëvizje të kryeministrit të pasohen nga një ndryshim i rëndësishëm
“Urojmë të mos jetë freskimi i radhës i verës, por të jetë një ndërhyrje që do sjellë ndryshime rrënjësore. Pikësëpari në vetëdijen e përgjegjshmërinë administrative të cilitdo zyrtari që punon në administratë, pasi shohim një neglizhencë, një mungesë të vullnetit, mungesë të vetëdijes, shohim një parazitizëm të paparë, një administratë aspak reaguese, aspak pro aktive”, shprehet ai.
Sipas Haxhimalit shkarkimet në bllok nuk janë të përshtatshme dhe nuk sjellin zgjidhje
“Shkarkimi në bllok nuk është stili i administratës publike, kemi legjislacion tjetër, duhen parë mirë se si emërohen. Janë politikë, por edhe ti largosh në bllok politik nuk është sjellje emirë, ose të paktën kërko ndjesë për dështimin”, tha ai.
Ai shpreh shqetësim mbi faktin se qasja e kryeministrit ndaj të zgjedhurve vendor po zbeh rolin e tyre duke I trajtuar sit ë emëruar të qeverisë.
Komente

O Agron percakto se çfar uji do gomari te ngrohte apo te ftohte ..Kur ndodh diçka thoni qe qeveria nuk punon , kur u kerkohet llogari thoni nderhyrje ne pushtetin vendor .Mjaft me keto analiza qe nuk dini si te ppergjigjeni .
Përgjigju