Bashkia e Roskovecit

Politikë

'Ultimatumi' i Ramës/ Vazhdon ‘vala’ e dorëheqjeve, ikin drejtorët e bashkisë së Roskovecit dhe 5 administratorët! Largime dhe në Laç

16 Korrik, 11:56| Përditesimi: 16 Korrik, 12:16

  • Share

Edhe bashkia e Roskovecit është përfshirë në një ristrukturim të brendshëm pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama. Burime nga PS në qarkun e Fierit bëjnë me dije se prej dy ditësh, drejtorët e bashkisë dhe 5 administratorë kanë nisur të dorëzojnë dorëheqjet te kryebashkiakja Majlinda Bufi.

Reforma në administratë pritet që të përfshijë edhe bashkitë e tjera të vogla si Mallakastra, Patosi e Divjaka.

Kujtojmë që një ditë më parë pati largime masive edhe në zona të tjera të vendit. Në Selenicë u dorëhoqën 5 kryetarët e Njësive Administrative. Largime u raportuan edhe në bashkinë e Vaut të Dejës, ku pranë kryebashkiakut Kristian Shkreli dorëzuan dorëheqjet 2 zëvendës kryetarët e bashkisë, 5 administratorë dhe drejtorët.

Në Lushnje, një ditë më parë u dorëhoqën 13 drejtorët e bashkisë, 10 drejtues të Njësive Administrative si edhe 5 drejtues të tjerë. Në Krujë u dorëhoqën gjithashtu administratorët e 5 Njësive, 2 nënkryetarët e bashkisë dhe drejtuesit e drejtorive.

“Furtunë” pati edhe në qarkun e Dibrës, ku 35 drejtues të Njësive Administrative dorëzuan dorëheqjet.

Një aksion i tillë, i njoftuar nga kryeministri Edi Rama, ka për qëllim ‘rifreskimin’ e këtyre institucioneve.

Ora 12:04
Urdhri i Ramës, dorëhiqen kryetarët e Njësive Administrative në Laç

1752660458_472238094116338455579450712913906519068270n.jpg

Edhe Laçi është ‘prekur’ nga vala e dorëheqjeve pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama.

Mësohet se kanë dorëzuar dorëheqjet kryetarët e Njësive Administrative.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    AKU në ‘sitë’, a duhet bërë e njëjta gjë edhe me inspektorate të tjera?