Ultimatumi i qeverisë ndaj më shumë se 10 mijë bizneseve për të deklaruar pagat reale të punonjësve, ka bërë që vetëm 33% e tyre të rrisin pagat për 30% të numrit të punonjësve.
“Në total janë 142 mijë vende pune që janë analizuar nga administrata tatimore. 9,184 lekë është rritja mesatare e pagave për tatimpaguesit që kanë reaguar, ndërkohë 3% janë rritur kontributet shoqërore dhe 3% janë rritur kontributet shëndetësore. Ndërsa 5% e pozicioneve të punës kanë prezantuar ulje të nivelit të pagës, dhe 67% e tatimpaguesve nuk kanë pasur një reagim”, tha zëvendësministrja Vasilika Vjero.
Shifrat u bënë të ditura nga zëvendësministrja e Financave Vasilika Vjero, e cila tha se rritje pagash ka pasur edhe nga bizneset që nuk kanë qenë pjesë e ultimatumit.
“Numri i pozicioneve të punës që kanë deklaruar rritje të pagave për 152 mijë të punësuar nëse flasim për totalin e të punësuarve, apo 25% e totalit të pozicionit të punës, ndërsa numri i pozicioneve të punës me paga në rënie është 11%”, tha Vjero.
Punëdhënësit që kanë korrigjuar pagat do të monitorohen nga tatimet për të mos ulur deklarimet, ndërsa për ata që nuk kanë reaguar do nisin kontrollet.
“Nga informacioni që kemi marrë nga drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor rezulton se 572 tatimpagues posedojnë mjete luksi dhe 830 punonjës janë me mjete luksi por kanë paga minimale. Edhe këta janë pjesë e tatimpaguesve të regjistruar me risk. Brenda muajit do përcaktojmë tatimpaguesit dhe individët me risk dhe në mars do të nisim edhe kontrollet, që do të ushtrohen nga njësia, nga tatimet dhe inspektorati i punës”, tha zëvendësministrja.
Ky ultimatum u vendos nga qeveria pas zbulimit të skandalit të databazës së pagave, ku doli në dritë edhe evazioni fiskal që kryhej nga bizneset me deklarimin e pagave të punonjësve.
Një trillim nga një profesor, bredhi zgjidhjen e problemit të pagave. Hapi (1): Një dekret i qeverisë për të zbatuar të gjitha kompanitë që bëjnë +10 miliardë lekë xhiro vjetore për të caktuar një "bord prej 5 anëtarësh" mbi Administratorin; Hapi (2): Si departament tatimor, pranoni deklaratat fiskale dhe bilancet e audituara nga firmat e auditimit “top 5 global", jo auditor “made in Albania”, me falni, sepse ky problem i pagave eshte krijuar prej tyre. Ju jo vetëm që do të merrni zgjidhjen, por gjithashtu do të minimizoni nivelin e varfërisë në këtë mënyrë. Jeni serioz apo jo? Kjo pyetje është problemi kryesor dhe i dhimbshëm!
PërgjigjuMund te na e thoni me saktesisht ne cfare date ne mars do vini qe te kemi mundesi te pergatitemi mos na gjeni gje.. Sa idiote qe jane.. Pastaj kur nuk gjejne gje e ka fajin dikush qe ka dekonspiruar..
Përgjigjukur doli skandali i pagave u zgjuan tatimet per kontroll?
Përgjigju