George Simion

Bota

Ultranacionalisti rumun fiton rundin e i të presidencialeve, kandidati George Simion merr mbi 40% të votave

4 Maj, 22:55
  • Share

Kandidati ultranacionalist rumun, George Simion, kryeson në zgjedhjet presidenciale, sipas rezultateve paraprake.

Megjithatë, Simion nuk ka marrë mjaftueshëm vota që të shmangë balotazhin. Votimet e 4 majit u mbajtën pothuajse gjashtë muaj pasi u anuluan rezultatet e rundit të parë të zgjedhjeve, mes akuzave për ndërhyrje të Rusisë në fushatën për zgjedhjet presidenciale.

38-vjeçari, udhëheqës i Aleancës për Unitetin e Rumunëve ka fituar mbi 40% të votave, i ndjekur nga Crin Antonescu, përfaqësues i koalicionit qeverisës.

Simion ka përqafuar publikisht disa retorika të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe lëvizjes së tij “Ta Bëjmë Amerikën Madhështore Sërish”.

Më 24 prill, autoritetet zgjedhore njoftuan nisjen e një hetimi ndaj partisë politike të Simionit, pas akuzave se kishte shkelur rregullat për financimin e fushatës.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?