SHKODËR- Një 24-vjeçar është arrestuar në Shkodër në momentin që ishte futur për të vjedhur një banesë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Çerçiz Topulli”, ndërsa blutë e Shkodrës kanë organizuar operacionin për kapjen e tij kur kanë marrë njoftimin se një person po vidhte një banesë.
Në video, dallohet edhe momenti i ndërhyrjes së forcave policore dhe kapjes së 24-vjeçarit. Të riut i është sekuestruar edhe një kaçavidë që i është gjetur gjatë kontrollit fizik.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas ishte futur për të vjedhur në një banesë në rrugën “Çerçiz Topulli”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë. Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë brenda banesës, në tentativë për të vjedhur, shtetasin E. T., 24 vjeç, banues në Laç,Vau i Dejës. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 24-vjeçarit, një kaçavidë”, njofton policia e Shkodrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Bravo bravo policia shtetit
Përgjigju