Lifestyle

'Umbrella Sky', instalacioni mbreslënës në rrugën më të famshme në Paris...dhe më të shtrenjtë! (VIDEO)

1 Maj 2019, 09:58| Përditesimi: 1 Maj 2019, 10:04

  • Share

Parisi, edhe pse “i përvëluar” nga flakët e Notre Dame, di si të tregoi klasin e vet dhe në ditë të vështira. “Le Village Royal”, rruga e famshme, e njohur në mbarë botën për butikët e shtrenjtë dhe baret romantikë, është bërë shtëpia e një instalacioni të shkëlqyer, i njohur si “Umbrella Sky”, vepër e Patricia Cunha.

Instalacioni me 800 çadra, deri në datën 30 prill, do të jetë strehë e kalimit të ngushtë të këmbësorëve, duke krijuar një shpërthim koloristik dhe duke i’u ofruar kalimtarëve një zhytje nën një qiell shumëngjyrëshe, si për të pritur ditët e para të pranverës, plot me gëzim dhe energji.

Projekti  “Umbrella Sky”, e ka nisur rrugëtimin në Portugali, në qytetin e vogël të Águeda, si një qasje artistike për të rritur numrin e turistëve në qytetin e izoluar. Pastaj me kohë, mjaftë qytete në mbarë botën u dashuruan me qiellin e çadrave dhe e bënë pjesë të rrugëve të tyre.

I vendosur në zemër të Parisit, “Le Village Royal” u rinovua në vitin 1992 me një qëllim të vetëm, të deklamonte elegancën pariziane. Sot “Fshati Mbretëror” strehon çadrat e famshme me ngjyra ylberi.

/Përgatiti Ilir Çuçi

G.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 02/05/2019 14:09

    Po ç'lidhje ka me flakët e Notre Dame ?? Kjo ka kohë që ekziston, nuk e vunë për kompensim të tërheqin vëmendjen...dhe mbi të gjitha s'është as ide origjinale pasi e ka me kohë Portugalia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?