Aston Villa në Premier League emëroi Unai Emery në stol, fill pas shkarkimit të Steven Gerrad nga posti i trajnerit. Spanjolli la Villareal, me Villa që pagoi klauzolën 6 milionë euro që trajneri të largohej nga klubi i La Liga, duke firmosur për katër sezone.
"The Telegraph" nga Anglia njofton se Emery ishte zgjedhja e tretë për stolin, me skuadrën nga Birmingham që u refuzua nga Thomas Tuchel dhe Mauricio Pochettino. Rrugët për tre ish-trajnerët e PSG u kryqëzuan sërish në merkato, me Emery që në fund pranoi postin. Pagë 7 milionë euro në sezon për Emery, që do i kushtojë Villas 34 milionë euro.