Aston Villa befasoi të mërkurën Bayern Munich duke e mposhtur 1-0 në javën e dytë të Champions League. Në stolin e skuadrës angleze është Unai Emery, spanjolli që mund të konsiderohet edhe si "macja e zezë" për bavarezët.
Mbrëmjen e kaluar Aston Vila e Emery arriti që të ndalonte rekordin e Bayern duke i shkaktuar humbjen e parë pas plot tetë vitesh. Për herë të fundit Bayern kishte humbur një ndeshje në fazën në grupe të Champions League në 2017-ën përballë PSG-së, e cila në atë periudhë drejtohej pikërisht nga Unai Emery.
Edhe dje Emery, këtë herë në stolin e Aston Villas i shkaktoi humbjen e radhës bavarezëve.
Komento