Dua Lipa

VIP & Spektakël

Unaza e Dua Lipës bëhet trend

7 Shkurt, 11:13| Përditesimi: 7 Shkurt, 11:30

  • Share

Kur Dua Lipa u fotografua për herë të parë me një unazë diamanti në gishtin e katërt të dorës së majtë në muajin dhjetor, spekulimet për një fejesë të mundshëm me aktorin Callum Turner arritën në kulm.

Edhe pse asnjëra palë nuk ka bërë koment publik për thashethemet, “shfaqja” e tyre romantike te Kulla e Eifel gjatë Javës së Modës në Paris, sipas prestigjiozes “Vogue”, vetëm i shtoi spekulimet.

Megjithatë, gazetarja Emily Chan e Vogue ka shkruar se përkushtimi i yllit për ta mbajtur këtë unazë në gishtin e katër është një konfirmim.
Nëse është zyrtare apo jo, unaza e Dua Lipës, një unazë me rreth të trashë me ari të verdhë 18 karatë me një diamant 2 karatë në mes, e cila vlerësohet të jetë rreth 30,000 funte britanike, tashmë është bërë trend në vitin 2025.

“Unazat e fejesës që janë më të trasha dhe më moderne po fitojnë popullaritet. Ky ndryshim tregon se njerëzit po kërkojnë unaza që janë më bashkëkohore dhe më të këndshme për t’u mbajtur”, ka thënë Kitty Fuller, një argjendare nga Londra, e cila ka bërë emër për unazat e saj të trasha me markën “Kitty Joyas”.

Me kalimin e kohës dhe shfaqjen e stilit personal, shumë njerëz po largohen nga unazat klasike.

“Unazat e trasha janë të preferuara për estetikën e tyre skulpturale dhe të guximshme. Ato janë më unike dhe janë pjesë e fuqishme që mund të vendosen si aksesor, por gjithashtu janë të përjetshme”, ka thënë argjendarja tjetër nga Londra, Jessie Thomas.

Edhe pse trendi i unazave të trasha për fejesë mund të duket si zgjedhje më e veçantë në ditët e sotme, ky stil ka rrënjë që datojnë që nga periudha viktoriane.

“Guri vendoset drejtpërdrejt në rreth, ndryshe nga stili i zakonshëm i vendosjes së gurëve, i cili ishte më popullor në atë kohë”, ka shpjeguar Thomas, duke theksuar se kjo është mënyrë më e thjeshtë për të vendosur një gur më të madh dhe më të përshtatshme për përdorim të përditshëm.

Ajo ka shtuar se ky dizajn është shumë tërheqës pasi është praktik dhe i qëndrueshëm, si dhe kjo formë mbrohet gurin nga dëmtimet.

Në ditët e sotme, përdoruesit po zgjedhin t’i japin një risi moderne këtij stili. 

“Unaza e Dua Lipes ka një diamant të vendosur me anë të hapësirave në formë moderne”, shpjegon Thomas. 

Po ashtu, Fuller, e cila ka një unazë të saj të trashë, thekson se gjithnjë e më shumë klientë po zgjedhin gurë me ngjyra.

“Diamantet mbeten më të preferuarit, por gjithashtu kam parë rritje të interesimit për gurët me ngjyra, si një mënyrë për të reflektuar personalitetin e dikujt ose për t’i ripërdorur gurët e trashëguar”, ka shtuar ajo.

Për ata që po mendojnë për një unazë të trashë fejese, argjendarët këshillojnë të provohen forma të ndryshme para se të bëhet zgjedhja përfundimtare. 

“Gjithmonë punoj me duart e klientëve të mi për të siguruar që dizajni është i përshtatshëm për madhësinë e duarve dhe gishtërinjve. Pasi të keni gjetur madhësinë e duhur, është e rëndësishme të zgjidhni një dizajn që ju bën të ndiheni vetja dhe jo thjesht një trend”, ka këshilluar Fuller.

Sipas saj, shpesh, thjeshtësia është më e mira. 

“Përqendrohuni te një gur i bukur dhe komod, pasi kjo do të jetë një stoli që do ta mbani gjatë gjithë jetës”, ka shtuar ajo./Vogue

2/2
Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?