ELBASAN- Në Unazën e Qytetit të Elbasanit, ku u aksidentua për vdekje pak ditë më parë 20-vjeçari Fiori Sula, kanë protestuar banorë të zonës, të cilët kërkojnë që në rrugë të ndërtohen mbikalime ose nënkalime, për shkak të rrezikshmërisë që paraqet lëvizja e makinave.
Për dy orë banorët e zonës bllokuan rrugën, ndërsa u shprehën se makinat ecin me shumë shpejtësi duke e kthyer kështu aksin në një burim aksidentesh ndonjëherë edhe fatale.
‘Nuk bahet dot një nënkalim! Kërkojmë ose sinjalizim. Këtu ikin makinat si plumb.’- u shpreh një banor.
‘Shoferët me këtë shpejtësi skëterrë, ato kishin frikë se kishin hall se mos dilte makina. Jemi shumë të rrezikuar. Atë natë kur bëri aksident isha këtu. Këtu ecin jeta skëterrë. Këtu është rruga e vdekjes. E kemi shumë të vështirë’- u shpreh një tjetër banor.
Një nga banoret ngriti shqetësimin për mospjesëmarrjen e gjerë në protestë.
‘Më vjen shumë keq për mospjesëmarrjen. U mor një jetë. Rasti i freskët është rasti i Fiorit. Lagjja ka mbi 1000 banorë dhe ka kas pak pjesëmarrës. Kërkojmë nënkalim. Këtu duhet zgjidhje me patjetër!’- u shpreh ajo.
Duke nënvizuar se protesta e tyre nuk është politike, ato theksuan se kërkojnë vetëm diçka, ndërtimin e një nënkalimi.
‘S’kemi punë më partitë. Ne kemi punë për të drejtat tona. Nuk është punë politike. Duam që t’i japim rrugëzgjidhje nënës dhe babit për të kaluar.’- u shpreh një protestues.
‘Vdiq një dajë 20 vjeç, nesër do të vdesë fëmija im. Duhet të hapet një nënkalim.’- tha një tjetër.
Pas protestës, policia ka kryer kontrolle nëpër banesa për të bërë indetifikimin e personave që bllokuan rrugën. Në përfundim të identifikimit dhe lokalizimit pritet shoqërimi i tyre.
Mungesa e mbikalimeve e nënkalimeve në Unazën e Elbasanit shpesh është bërë shkak për aksidente të shumta të këmbësoreve të cilët janë të detyruar të kalojnë përmes rrugës nacionale për të shkuar të shtëpitë e tyre. Në disa segmente të Unazës së Elbasanit mungon dhe ndriçimi.
Pak ditë më parë një 20-vjeçar u përplas për vdekje nga makina teksa tentonte të kalonte në vijat e bardha në aksin Elbasan-Librazhd, që është njëkohësisht dhe unaza e qytetit të Elbasanit. Ndërsa në segmentin Elbasan-Metalurgji nje muaj me pare vdiq ne aksident një tjetër këmbësore.
Policia e Elbasanit ka kryer kontrolle nëpër banesa, pas protestës që u zhvillua në Unazën e Elbasanit ku kërkohej ndërtimi i nënkalimeve. Burime nga policia bëjn me dije se aktualisht po bëhet verifikimi dhe indetifikimi i personave që bllokuan rrugën. Në përfundim të indetifikimit dhe lokalizimit do filloj proçedura e shoqërimeve të tyre.
aty duhet mbikalim ose nenkalim,,,shteti nuk do tia dije per ju,,sepse ka hallin te vjedhe.....bllokoni rrugen...derri do plumb....
Përgjigjue lan te fundit bypasin e elbasanit o Rama nuk le fshat pa rregullu elbasanin e harrove
PërgjigjuBravo, ju lumte per protesten. Qeveria antikombetare duhet te kishte prioritet te pare ndertimin e bypassit te Elbasanit, por shkon e nderton tunel ne Llogara per Samir Manen.
Përgjigju