Foto ilustruese

Kronikë

Unaza e Madhe/Ish-sheshi 'Shqiponja' nuk bllokohet këtë fundjavë, burime: Nga e hëna nisin punimet

23 Tetor 2020, 11:06| Përditesimi: 23 Tetor 2020, 11:51

  • Share

TIRANË- Ishte parashikuar që kjo e shtunë ta gjente të bllokuar ish-sheshin "Shqiponja" tek Dogana në Tiranë. Por burime për Report Tv thonë se sheshi do të jetë i lirë për qarkullimin e automjeteve, dhe se nga fillimi i javës, me nisjen e punimeve, do të shkohet drejt bllokimit të tij.

Të njëjtat burime thanë se të shtunën pritet edhe një komunikim zyrtar i përfaqësuesve të ARRSH dhe Policisë Rrugore për të dhënë specifikat se si qytetarët do të duhet të qarkullojnë dhe rrugët alternative për të shmangur kaosin në trafik.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • kape: 23/10/2020 16:17

    rrugët alternative për të shmangur kaosin në trafik, vetem droni e mundeson. Se rr.Durresit iku. rr.Mine Peza gjysmen e dites e bllokuar,rrugen te treni ende nuk eshte perfunduar.Bllokohet dhe hyrja te unaza ku ka qene shqiponja edhe.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?