Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur në ditën e 36-të të protestës së banorëve të "Unazës së Re" se është e pajustifikueshme që ende nuk ka një prononcim nga autoritetet shqiptare përsa i takon projektit "Unaza e Madhe".
Kreu i Partisë Demokratike e mbështet tanimë qëndrimin e tij tek materialet e publikuara pak ditë më parë në emisionin "Të Paekspozuarit", të cilat ngrenë dyshime për falsifikimin e dokumenteve në SHBA nga kompania fituese e lotit të parë të "Unazës së Madhe" me vlerë 18.8 mln euro, "DH Albania shpk".
Basha vijon të insistojë se projekti "Unaza e Madhe" është një skemë pastrimi parash dhe se forca e tij politike do t’i mbështesë deri në fund banorët e ‘Unazës së Re’ në kauzën e tyre.
Sikurse dje, ai kërkoi edhe sot arrestimin e kryeministrit Edi Rama, ministrit të Energjitikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri, kreut të ARRSH-së Afrim Qendro dhe të të gjithë atyre që sipas tij janë përfshirë në këtë aferë korruptive.
Investigimi i medias dhe autoriteteve amerikane provuan falsifikimin e dokumenteve për projektin 40 milionë. Arta Marku mbron këtë aferë korruptive. Arta Marku e emëruar nga Rama, po mbron personin e kësaj afere. Edi Rama është ulur këmbëkryq me Salillarin, Viktoria Invest dhe Biba x për të ndarë miliona euro. Por, Prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të marrë në pyetje pronarët e kompanive.
Sot dua të shtroj pyetjen para shqiptarëve, kush e ka fuqinë politike në këtë vend në një aferë ku përfshihet ARRSH, në krye të së cilit qëndron personi më i besueshëm i Ramës, Afrim Qëndro? Kemi të bëjmë me një projekt vjedhje. Këtu nuk ka projekt investimesh, por është plan vjedhjesh. Sot Shqipëria është në këmbë dhe "Unaza" është në këmbë. Është e njëjta skemë e Teatrit Kombëtar.
Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike
Lajmi kryesor: