Projekti i Unazës së Madhe

Politikë

Unaza e Madhe, PD: ARRSH ushqen me miliarda klientët e qeverisë! Fituesi i tenderit është paracaktuar, pse po vonojnë të shpallin rezultatin?

6 Tetor 2021, 14:55| Përditesimi: 6 Tetor 2021, 14:59

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati ka hedhur akuza në drejtim të ARRSH-së, sipas së cilit ka bërë një “lojë të pisët” me procedurat tenderuese sa i përket 7 loteve të Unazës së Madhe.

Sipas tij këto tendera, janë një Pazar i ARRSH-së me kompanitë në pronësi të njerëzve të lidhur me qeverinë dhe se tashmë është mbyllur më 15 shtator dhe shpallja e fituesit po vonohet me qëllim.

Deputeti i PD, përmes rrjetit te tij social Facebook, shkruan se 7 segmente rrugore te njëpasnjëshme, nga të gjitha anët janë te ngjashëm, por kriteret e vendosura janë jashtëzakonisht te ndryshme nga njeri tjetri, që sipas tij do te thotë se janë kritere qe plotësohen vetëm nga fituesit e paracaktuar.

Bushati shprehet se Partia Demokratike por dhe Institucionet ndërkombëtare, kanë shprehur në mënyrë të vazhdueshme kritikat e tyre ndaj mungesës së konkurrencës dhe transparencës në tenderat e zhvilluar në Shqipëri.

"E pyesim ARRSH-në: A do te anullohet Loti 1 i parashikuar për nje nder klientet me te afert te Kryeministrit qe aktualisht po punon ne segmente te Unazes se Re ne ndertim e siper?  Perse Loti 1 nuk shfaqej dhe nuk shfaqet fare ne faqen elektronike te Agjensise se Prokurimit?  A do te ndodhe ky fenomen me Lotin 1 sepse kjo kompania e paramenduar te fitoje harroi te dorëzojë letrat ne këtë tender?   Po me Lotin 3 “Sheshi Shqiponja - Bulevardi i ri - Shkozë, Urat mbi lumin Tirana” çfarë do te ndodhe?  A do t’i jepet edhe ky tender dy kompanive te paracaktuara?”, shkruan ai.

Sipas tij cdo qytetar edhe ai që nuk ka ekperiencë në këtë fushë e kupton se këto kritere janë vënë për të përcaktuar fituesin e radhës.

“Çfarë do te beje ARRSH-ja për të mbajtur premtimet ndaj kompanive të paracaktuara fituese?”, pyet ai në fund.

Kjo nuk është hera e parë që Helidoni hedh akuza të ngjashme lidhur me tenderat e Unazës së Madhe.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?