Vijojnë punimet në kantierin e urës mbi lumin Tiranë, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës.
Në këtë kantier ka përfunduar prodhimi i gjithë strukturës së çelikut të urave dhe paralelisht po vijon puna për montimin e trarëve. Projekti e trajton zonën edhe me elementët urbanë.
Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment rrugor të gjerë dhe me standarde, mbi 27 kilometra të gjatë.
Pamjet për vijimin e punimeve janë publikuar sot nga kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebok’.
“I gjithë projekti do të krijojë lehtësira të mëdha për kryeqytetin, që nga shkurtimi i distancave të lëvizjes me makinë, te reduktimi në masë i trafikut, e deri tek impakti i zhvillimit të bizneseve dhe rritjes së vlerës së pronës”, shkruan Rama.